Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

16:55 - Qershor 16, 2026

Më pak duhanpirës se kurrë më parë: Suedia raporton nivelin më të ulët të duhanpirjes në histori

16:52 - Qershor 16, 2026

Bizneset garojnë për vëmendjen online – Shqipëria, mbi 7 mijë reklama aktive në Meta

16:07 - Qershor 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Raporti i AMF në Kuvend, aktivet e tregjeve financiare jobankare arritën në 149 miliardë lekë në vitin 2025

15:23 - Qershor 16, 2026 Tregje
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregjet financiare jobankare në Shqipëri shënuan rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025, ndërsa reformat për përafrimin e sektorit me standardet e Bashkimit Europian kanë hyrë në një fazë të avancuar zbatimi.

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin mbi veprimtarinë vjetore të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), kryetarja Adela Xhemali bëri të ditur se vlera totale e aktiveve të tregjeve nën mbikëqyrjen e institucionit arriti në rreth 149 miliardë lekë në fund të vitit 2025, duke shënuar një rritje vjetore prej 13%.

Sipas saj, zhvillimi i tregjeve financiare jobankare është shoqëruar me forcimin e mbikëqyrjes së bazuar në risk, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorit, me synimin për të garantuar stabilitetin dhe besueshmërinë e sektorit.

Një nga zhvillimet më të rëndësishme gjatë vitit 2025 ka qenë vijimi i procesit të tranzicionit drejt regjimit Solvency II, i cili do të ndryshojë mënyrën e mbikëqyrjes së tregut të sigurimeve, duke e orientuar atë drejt një modeli të bazuar në risk, kapital dhe qeverisje të brendshme, në përputhje me praktikat europiane.

Xhemali bëri të ditur se gjatë vitit është përmbyllur faza e parë e vlerësimit të ndikimit sasior të këtij procesi, ndërsa gjatë muajve të parë të vitit 2026 janë zhvilluar trajnime dhe takime me industrinë për të përshpejtuar përgatitjet për zbatimin e plotë të reformës.

Paralelisht, theksoi ajo, institucioni ka vijuar monitorimin e zbatimit të standardit ndërkombëtar të raportimit financiar IFRS 17 për kontratat e sigurimit, i cili do të hyjë në fuqi më 1 janar 2028 dhe synon rritjen e transparencës në raportimin financiar të shoqërive të sigurimit.

Në fushën e sigurimit të detyrueshëm motorik, Xhemali vuri në dukje se viti 2025 shënoi hyrjen në fuqi të kuadrit të ri për faktorët e riskut në llogaritjen e primit, ndërsa nga 1 janari 2026 ka nisur zbatimi i sistemit bonus-malus, i cili lidh çmimin e sigurimit me historikun e dëmeve dhe profilin individual të drejtuesit të mjetit.

Sipas të dhënave të raportuara, primet e shkruara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 27 miliardë lekë gjatë vitit 2025, me një rritje prej 10,5% krahasuar me vitin 2024. Numri i policave të sigurimit u rrit në 1,68 milionë, ose 5% më shumë se një vit më parë.

“Rritjen më të lartë e regjistroi segmenti i sigurimit të jetës, me 17,6%, ndërsa sigurimet jojetë u zgjeruan me rreth 10%”, deklaroi Xhemali.

Megjithatë, tha Xhemali, sigurimet e detyrueshme vijojnë të përbëjnë pjesën më të madhe të tregut, me rreth 62% të totalit të primeve.

Sipas saj, portofoli i investimeve të shoqërive të sigurimit arriti në 46 miliardë lekë, me rritje prej 9% në krahasim me vitin 2024. Ndërkohë, treguesit e mbulimit të detyrimeve teknike mbetën mbi nivelet e kërkuara ligjore, duke reflektuar një pozicion të qëndrueshëm financiar të sektorit.

Në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit, Xhemali raportoi se numri i dëmeve pezull u ul me rreth 3% gjatë vitit 2025, duke zbritur në 12,309 raste. “Autoriteti ka vijuar monitorimin e procedurave të vlerësimit dhe pagesës së dëmeve, me fokus përshpejtimin e trajtimit të tyre”, deklaroi Xhemali.

Treguesit e penetrimit dhe densitetit të sigurimeve kanë vijuar gjithashtu përmirësimin. “Penetrimi i sigurimeve në ekonomi arriti në 1,03%, nga 0,97% në vitin 2024, ndërsa densiteti i sigurimeve u rrit në rreth 11,500 lekë për frymë”, tha ajo.

Gjatë vitit 2025, AMF realizoi dy inspektime të plota me bazë risku dhe tetë inspektime tematike në tregun e sigurimeve, me fokus zbatimin e faktorëve të riskut në përllogaritjen e primeve dhe trajtimin e dëmeve.

Në kuadër të lehtësimit të lëvizjes rajonale, në bashkëpunim me Byronë Shqiptare të Sigurimit u finalizua polica njëvjeçare e Kartonit Jeshil me çmim të reduktuar prej 15 eurosh për automjetet me targa shqiptare që udhëtojnë drejt Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas AMF-së, prioritetet për periudhën në vijim mbeten forcimi i mbikëqyrjes prudenciale, zhvillimi i tregjeve të kapitalit, rritja e qëndrueshmërisë dixhitale, mbrojtja e konsumatorit dhe përshpejtimi i procesit të përafrimit të kuadrit rregullator me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Ekofin Media
Ekofin Media
amf financiarë jobankare shqipëri tregjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Miratohet rregullorja e re e AKEP për inspektimet, kontrolle dhe gjoba mbi xhiron për operatorët e komunikimeve elektronike

05:59 - Qershor 16, 2026

AKEP: Heqja e tarifave roaming me BE-në, proces me kosto financiare, por me përfitime për qytetarët

05:55 - Qershor 16, 2026

Visa teston për herë të parë pagesat digjitale përmes Inteligjencës Artificiale në tregtinë online

13:29 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

gazetar_116:55 - Qershor 16, 20260

Shqipëria po ndërmerr një tjetër hap në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian…

Tregtia me pakicë rritet me 6.7%, karburantet dhe artikujt jo-ushqimorë udhëheqin zgjerimin

14:54 - Qershor 16, 2026

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

13:46 - Qershor 16, 2026

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

12:12 - Qershor 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:55 - Qershor 16, 2026

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

14:54 - Qershor 16, 2026

Tregtia me pakicë rritet me 6.7%, karburantet dhe artikujt jo-ushqimorë udhëheqin zgjerimin

13:46 - Qershor 16, 2026

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara

Regjistër elektronik për emetimet e karbonit, qeveria rishikon VKM-në për klimën

16:55 - Qershor 16, 2026

Më pak duhanpirës se kurrë më parë: Suedia raporton nivelin më të ulët të duhanpirjes në histori

16:52 - Qershor 16, 2026

Bizneset garojnë për vëmendjen online – Shqipëria, mbi 7 mijë reklama aktive në Meta

16:07 - Qershor 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter