Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

424 mijë vizitorë në pesë muaj, Gonxhja: Kultura po kthehet në një histori suksesi për Shqipërinë

12:31 - Qershor 16, 2026

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

12:12 - Qershor 16, 2026

Trump kërcënon me tarifë 100% ndaj verës dhe shampanjës franceze për shkak të taksës digjitale

11:07 - Qershor 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:53 - Qershor 16, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik një paketë ndryshimesh në Kodin Penal që synon të forcojë luftën kundër korrupsionit, mashtrimit financiar dhe krimit të organizuar, në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Projektligji synon përafrimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.

Risia kryesore e paketës lidhet me kriminalizimin më të fortë të çdo forme mashtrimi, korrupsioni apo shpërdorimi që prek fondet e Bashkimit Europian. Për herë të parë përcaktohen në mënyrë të detajuar veprat penale që cenojnë buxhetin e BE-së, përfshirë mashtrimet në prokurime, deklarimet e rreme, fshehjen e informacionit dhe skemat ndërkufitare të mashtrimit me TVSH-në.

Lehtësi për bashkëpunëtorët e drejtësisë

Një tjetër risi e rëndësishme është zgjerimi i mundësive për ulje ose përjashtim nga dënimi për anëtarët e organizatave kriminale, grupeve të strukturuara kriminale, bandave të armatosura dhe organizatave terroriste që bashkëpunojnë me drejtësinë. Përfitimi do të jepet në rastet kur informacioni i dhënë ndihmon në zbulimin e strukturave kriminale, bashkëpunëtorëve, pasurive apo aktiviteteve të tyre.

Forcohet lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Projektligji rikthen dhe zgjeron elementët e veprës penale të trafikimit të qenieve njerëzore, duke specifikuar qartë format e kryerjes së saj, si kërcënimi, përdorimi i forcës, mashtrimi, kurthi, shpërdorimi i detyrës apo përfitimi nga gjendja e pafuqisë së viktimës. Synimi është harmonizimi i plotë me direktivat europiane për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Burg për abuzuesit e fondeve të BE-së

Një kapitull i veçantë i projektligjit i kushtohet mbrojtjes së interesave financiare të Bashkimit Europian. Çdo person që përmes dokumenteve të rreme, deklarimeve të pasakta apo fshehjes së informacionit përfiton padrejtësisht fonde europiane ose i përdor ato për qëllime të tjera nga ato për të cilat janë akorduar, do të dënohet me burg nga 2 deri në 5 vjet.

Në rastet kur dëmi ose përfitimi i paligjshëm kalon 10 milionë lekë, dënimi do të rritet me një të tretën. Për mashtrimet ndërkufitare me TVSH-në që prekin disa vende të BE-së dhe shkaktojnë dëme shumë të mëdha, parashikohen gjithashtu sanksione më të rënda.

Korrupsioni ndaj zyrtarëve të BE-së bëhet vepër penale specifike

Një risi tjetër është futja në Kodin Penal e veprave të reja që lidhen me korrupsionin ndaj zyrtarëve të Bashkimit Europian. Për herë të parë parashikohen dënime specifike për dhënien ose marrjen e ryshfetit nga nëpunës të institucioneve të BE-së, anëtarë të Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Gjykatës së Drejtësisë së BE-së dhe Gjykatës Europiane të Auditorëve.

Në varësi të veprës dhe pasojave të saj, dënimet mund të arrijnë deri në 12 vite burg.

Pastrimi i parave do të përfshijë edhe fondet e BE-së

Projektligji zgjeron gjithashtu dispozitat për pastrimin e produkteve të veprës penale, duke përfshirë shprehimisht edhe pasuritë që burojnë nga veprat penale kundër interesave financiare të Bashkimit Europian. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
abuzimi be fondet korrupsion qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

12:12 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

gazetar_112:12 - Qershor 16, 20260

Një tjetër ulje e çmimeve të karburanteve është vendosur nga Bordi i Transparencës, duke sjellë…

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:53 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

09:22 - Qershor 16, 2026

“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore

09:14 - Qershor 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:12 - Qershor 16, 2026

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

09:53 - Qershor 16, 2026

Abuzimi me fondet e BE-së çon në burg, qeveria propozon ashpërsim të Kodit Penal dhe dënime deri në 12 vite

09:22 - Qershor 16, 2026

Tatimet sqarojnë ligjin e faljes fiskale: Kush përfiton, kush përjashtohet dhe cilat janë afatet

424 mijë vizitorë në pesë muaj, Gonxhja: Kultura po kthehet në një histori suksesi për Shqipërinë

12:31 - Qershor 16, 2026

Bie sërish çmimi i karburanteve, nafta zbret në 180 lekë për litër

12:12 - Qershor 16, 2026

Trump kërcënon me tarifë 100% ndaj verës dhe shampanjës franceze për shkak të taksës digjitale

11:07 - Qershor 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter