Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Raporti i AMA në Kuvend, Krasniqi: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona

20:21 - Qershor 15, 2026

Kadastra sfidon KLSH-në, nuk lejon auditimin, Shehu kërkon ndërhyrjen e Kuvendit

19:49 - Qershor 15, 2026

Banka Botërore rishikon për poshtë projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë 3.4% në 2026

17:48 - Qershor 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Banka Botërore rishikon për poshtë projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë 3.4% në 2026

17:48 - Qershor 15, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ekonomia shqiptare pritet të ruajë ritme pozitive rritjeje edhe gjatë vitit 2026, ndonëse në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më sfidues. Në raportin më të fundit “Global Economic Prospects”, Banka Botërore parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të rritet me 3.4% gjatë këtij viti, nga 3.8% që vlerësohet të ketë qenë rritja në vitin 2025.

Parashikimi për Shqipërinë është lehtësisht më i ulët se ai i publikuar në janar, duke reflektuar përkeqësimin e klimës ekonomike globale pas tensioneve të reja gjeopolitike dhe rritjes së çmimeve të energjisë.

Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare pritet të përshpejtohet sërish në vitin 2027 me një rritje prej 3.7%, ndërsa në vitin 2028 rritja parashikohet në 3.6%.

Në nivel rajonal, Ballkani Perëndimor pritet të ketë një performancë më të mirë se një vit më parë. Rritja ekonomike e rajonit projektohet në 2.9% për vitin 2026, nga 2.6% në vitin 2025. Kosova mbetet ekonomia me ritmet më të larta të zgjerimit, me një rritje të parashikuar prej 3.7%, e ndjekur nga Shqipëria me 3.4%, ndërsa Serbia pritet të rritet me 2.7%.

Megjithatë, tabloja globale paraqitet dukshëm më e zymtë. Banka Botërore ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë botërore në vetëm 2.5% për vitin 2026, nga 2.9% që ishte në vitin 2025. Ky do të ishte ritmi më i ulët i rritjes globale që nga pandemia Covid-19, duke përjashtuar periudhat e recesionit.

Institucioni ndërkombëtar e lidh ngadalësimin kryesisht me konfliktin në Lindjen e Mesme, i cili ka shkaktuar rritje të fortë të çmimeve të energjisë, ka rikthyer presionet inflacioniste dhe ka shtuar pasigurinë në tregjet financiare.

Çmimi mesatar i naftës Brent parashikohet të arrijë në 94 dollarë për fuçi gjatë vitit 2026, rreth 36% më i lartë se niveli i vitit 2025. Njëkohësisht, pritet rritje edhe e çmimeve të gazit natyror dhe plehrave kimike, duke shtuar kostot për bizneset dhe ekonomitë importuese të energjisë.

Banka Botërore paralajmëron se rreziqet mbeten të orientuara në kahun negativ. Nëse tensionet gjeopolitike përshkallëzohen më tej dhe furnizimet globale me energji përballen me ndërprerje më të mëdha se sa parashikohen aktualisht, rritja ekonomike globale mund të bjerë deri në 1.3% gjatë vitit 2026.

Raporti ngre gjithashtu shqetësimin se shumë ekonomi në zhvillim po përjetojnë atë që mund të konsiderohet një “dekadë e humbur”. Sipas Bankës Botërore, pothuajse gjysma e vendeve në zhvillim nuk kanë arritur që prej vitit 2019 të ngushtojnë hendekun e të ardhurave me ekonomitë e zhvilluara, ndërsa borxhi publik i lartë, investimet e dobëta dhe kostot e larta të financimit po kufizojnë potencialin e rritjes.

Megjithatë, raporti evidenton edhe disa faktorë që mund të mbështesin ekonominë globale në dekadën e ardhshme. Inteligjenca artificiale, investimet në energjinë e pastër dhe forcimi i tregtisë rajonale konsiderohen si tre motorët kryesorë që mund të rikthejnë ritme më të larta rritjeje në vitet 2030. /ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
banka botërore negative pbb projeksionet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i AMA në Kuvend, Krasniqi: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona

20:21 - Qershor 15, 2026

Kadastra sfidon KLSH-në, nuk lejon auditimin, Shehu kërkon ndërhyrjen e Kuvendit

19:49 - Qershor 15, 2026

Rivlerësimi i pasurive me tatim 5%, Tatimet thonë se qytetarët kursyen 84 milionë euro në mars-maj

16:16 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AMA në Kuvend, Krasniqi: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona

gazetar_220:21 - Qershor 15, 20260

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi raportoi sot në Komisionin Parlamentar për të…

Kadastra sfidon KLSH-në, nuk lejon auditimin, Shehu kërkon ndërhyrjen e Kuvendit

19:49 - Qershor 15, 2026

Banka Botërore rishikon për poshtë projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë 3.4% në 2026

17:48 - Qershor 15, 2026

Rivlerësimi i pasurive me tatim 5%, Tatimet thonë se qytetarët kursyen 84 milionë euro në mars-maj

16:16 - Qershor 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

20:21 - Qershor 15, 2026

Raporti i AMA në Kuvend, Krasniqi: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona

19:49 - Qershor 15, 2026

Kadastra sfidon KLSH-në, nuk lejon auditimin, Shehu kërkon ndërhyrjen e Kuvendit

17:48 - Qershor 15, 2026

Banka Botërore rishikon për poshtë projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë 3.4% në 2026

Raporti i AMA në Kuvend, Krasniqi: Gjykatat konfirmuan ligjshmërinë e vendimeve tona

20:21 - Qershor 15, 2026

Kadastra sfidon KLSH-në, nuk lejon auditimin, Shehu kërkon ndërhyrjen e Kuvendit

19:49 - Qershor 15, 2026

Banka Botërore rishikon për poshtë projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë 3.4% në 2026

17:48 - Qershor 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter