Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Denar Biba i Konkurrencës: “Nuk na kontrollon dot as KLSH, as Kuvendi, na rrëzon vetëm gjykata!”

12:43 - Qershor 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i rizgjedhur së fundmi në një mandat të dytë ka mbajtur një qëndrim të fortë në Komisionin e Ekonomisë, ku ka thënë praktikisht: “Nuk dua t’i jap llogari asnjë institucioni”.

Kjo deklaratë e Bibës është dhënë me zë dhe figurë, nuk është meme, nga ato që po shohim rëndom këto ditët e fundit në sheshin kryesor të Tiranës. Kryekomisioneri i Konkurencës u tregua i prerë gjatë raportimit vjetor para Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, të hënën e kësaj jave (8 Qershor 2026).

Në diskutim ishte raporti i Autoritetet të Konkurencës, një institucion i krijuar me ligj, përballë Kontrollit të Lartë të Shtetit, një strukturë e ngritur drejtpërdrejtë nga Kushtetuta.

“Erdhi KLSH tek ne dhe kërkoi çdo lloj informacioni konfidencial dhe sekret për të kontrolluar mbi vendimmarrjet tona”, nisi diskutimin Biba. Sipas tij, “në vlerësimin tonë, kjo përbën cënim të pastër të pavarësisë së institucionit. Nuk mund të thotë një institucion tjetër, kushdo që kjo vendimmarrja juaj është proporcionale ose jo”.

 

Duket qartë se Denar Biba e konsideron veten dhe institucionin që drejton tërësisht “mbi palët”, kur e thekson se “asnjë institucion tjetër nuk mund të na kontrollojë”, ku, natyrisht, përfshihet edhe Parlamenti.

Dhe këtë bindje të tij e përforcoi më tej: “Ne na ka dhënë ligji diskrecionin që të vlerësojmë në përgjegjësinë tonë personale, administrative, edhe penale po të doni, se si do të jetë vendimmarrja jonë. Dhe, nuk mundet asnjë institucion tjetër, i pavarur, në këtë rast KLSH-ja, por edhe vetë Kuvendi i Republikës, që të na thotë se kjo vendimmarrja juaj është kështu apo ashtu”.

Në vijim, Denar Biba doli në rolin e tij si një “zëvendës-Lider” politik. Duke iu drejtuar deputetëve, ai u shpreh: “Nëse na keni mandatuar, keni besuar tek ne, tek profesionalizmi ynë. Ne nuk kemi për t’ia dhënë KLSH-së, as sot, asnjëherë këto vendimet tona”.

Denar Biba është në krye të Autoritetit të Konkurencës që prej vitit 2021. Ai rimori mandatin në prill 2026.

Në krye të Autoritetit të Konkurencës, ai nuk ka shënuar thuajse asnjë arritje të rëndësishme për të përmirësuar situatën në tregun shqiptar dhe për të zbutur efektet e monopoleve në sektorë të ndryshëm./Boldnews

Ekofin Media
Ekofin Media
denar biba edi rama Institucioni kreu i Autoritetit të Konkurencës
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

gazetar_115:54 - Qershor 11, 20260

Publikohet lista e aplikimeve fituese dhe jo fituese të fazës së parë për programin social…

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

15:17 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

14:39 - Qershor 11, 2026

Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit për herë të parë pas gati tre vitesh

14:37 - Qershor 11, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:54 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:17 - Qershor 11, 2026

Rregulla të reja për bastet sportive online, jo pagesa cash, fitimet kalojnë vetëm përmes bankave dhe institucioneve të pagesave

14:39 - Qershor 11, 2026

Karakaçi shpjegon koncesionin Thumanë–Kashar, kosto totale e kontratës 1 miliard euro

“Shqiponja” dhe “Flamingo”, dallime shtresore në tubimet politike në Shqipërinë e sotme

16:32 - Qershor 11, 2026

Ashpërsohet konflikti SHBA-Iran, Trump paralajmëron sekuestrim të Ishullit Kharg dhe aseteve të tjera iraniane

16:03 - Qershor 11, 2026

Ekskluzive/ Kreditë e buta në Tiranë, publikohet lista e fituesve të fazës së parë

15:54 - Qershor 11, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter