Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Qeveria miraton projekligj për informacionin elektronik të transportit të mallrave

22:41 - Qershor 10, 2026

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

Pas 14 vitesh zbatimi, një nga aktet themelore që rregullon veprimtarinë e administratës shtetërore ndryshohet me synim modernizimin e organizimit dhe rritjen e llogaridhënies së institucioneve publike, në funksion të afrimit me standardet më të mira evropiane.

Në funksion të rritjes së llogaridhënies dhe transparencës, projektligji vendos një sistem të unifikuar monitorimi të performancës në administratën shtetërore, duke standardizuar proceset e planifikimit dhe raportimit nga të gjitha institucionet e varësisë tek ministritë përgjegjëse. Për herë të parë, raportet e performancës së secilit institucion do të publikohen për qytetarët, duke forcuar transparencën dhe mundësuar një vlerësim më të qartë të rezultateve të arritura nga administrata publike.

Projektligji rikoncepton organizimin e institucioneve joministrore, duke i ndarë ato në dy kategori kryesore: institucione varësie dhe agjenci autonome. Ndryshimet synojnë të qartësojnë përgjegjësitë, të forcojnë mbikëqyrjen dhe të rrisin llogaridhënien e institucioneve ndaj ministrive përgjegjëse dhe qendrës së qeverisjes.

Objektiv i rëndësishëm i reformës është parandalimi i fragmentarizimit të administratës në një numër të madh institucionesh varësie. Në këtë kuadër, projektligji kufizon krijimin e institucione me numër të vogël punonjësish, funksionet e të cilave mund të përthithen ose të ushtrohen në mënyrë më efikase nga ministritë përkatëse.

Në nivelin e menaxhimit të brendshëm institucional, projektligji forcon rolin e drejtorive të përgjithshme, të cilat do të jenë tashmë instanca më e lartë vendimmarrëse për proceset rutinore, përveç rasteve kur ligji ngarkon ministrin ose sekretarin e përgjithshëm për marrjen e vendimit, duke reduktuar centralizimin aktual të vendimmarrjes.

Ndryshimet përcaktojnë edhe  kriteret për kalimin e institucioneve në varësi të Kryeministrit, me synimin për të shmangur mbingarkesën e qendrës së qeverisjes dhe për të garantuar fokusimin e saj te koordinimi ndërsektorial dhe prioritetet strategjike të qeverisë. Projektligji parashikon që strukturat e reja të krijohen vetëm kur janë të domosdoshme, me mandat të kufizuar në kohë dhe të lidhur me objektiva të përcaktuara qartë.

Ndikimi më i prekshëm i reformës për qytetarët pritet të vijë përmes vendosjes së rregullave të qarta për rekrutimin, zhvillimin në karrierë dhe largimin nga puna të punonjësve të shërbimeve publike që funksionojnë sipas Kodit të Punës, përfshirë spitalet, shkollat dhe institucionet sociale. Synimi është garantimi i standardeve më të larta të profesionalizmit, integritetit dhe performancës në shërbimet që qytetarët marrin çdo ditë.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Administrata shtetërore pergjegjesia projektligji qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Qeveria miraton projekligj për informacionin elektronik të transportit të mallrave

22:41 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Qeveria miraton projekligj për informacionin elektronik të transportit të mallrave

gazetar_222:41 - Qershor 10, 20260

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e datës 10 qershor projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit…

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026

Emigrantët dërguan 274 milionë euro në tre muaj, por zhvlerësimi i euros po ua ul fuqinë blerëse familjeve

18:57 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

22:41 - Qershor 10, 2026

Qeveria miraton projekligj për informacionin elektronik të transportit të mallrave

19:47 - Qershor 10, 2026

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:00 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

Qeveria miraton projekligj për informacionin elektronik të transportit të mallrave

22:41 - Qershor 10, 2026

Qeveria miraton ndryshime në ligjin për administratën shtetërore

19:47 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 1 miliard euro në 3-mujorin e parë 2026

19:00 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter