Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar Udhëzimin për Zbatimin e Rregullave për Internetin e Hapur, një dokument që përcakton mënyrën se si do të zbatohen në praktikë parimet e neutralitetit të internetit dhe mbrojtjes së përdoruesve në Shqipëri.

Udhëzimi konfirmon se të gjithë përdoruesit fundorë kanë të drejtë të aksesojnë dhe të shpërndajnë informacion, të përdorin aplikacione dhe shërbime sipas zgjedhjes së tyre, si dhe të përdorin pajisjet fundore që dëshirojnë, pa diskriminim mbi bazën e përmbajtjes, aplikacionit apo shërbimit të përdorur.

Dokumenti detyron operatorët e internetit të trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë trafikun e të dhënave. Praktikat që favorizojnë ose penalizojnë aplikacione të caktuara, si bllokimi i shërbimeve VoIP, kufizimi i platformave të transmetimit video apo ofrimi i aksesit vetëm në një pjesë të internetit, konsiderohen në kundërshtim me parimin e internetit të hapur.

AKEP sqaron gjithashtu se përdoruesit duhet të kenë lirinë të përdorin modemë, ruterë apo pajisje të tjera sipas zgjedhjes së tyre. Praktikat që imponojnë pajisje të detyrueshme nga operatori mund të konsiderohen të papajtueshme me ligjin, përveç rasteve kur ekziston një domosdoshmëri objektive teknologjike. Edhe kufizimet ndaj funksionit “tethering”, që lejon shpërndarjen e internetit nga telefoni në pajisje të tjera, konsiderohen kufizim i të drejtave të përdoruesve.

Me rëndësi janë edhe praktikat tarifore. AKEP ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër modeleve të njohura si “zero rating”, ku trafiku i aplikacioneve të caktuara nuk llogaritet në paketën e internetit ose trajtohet me tarifa preferenciale. Sipas udhëzimit, çdo praktikë çmimesh e diferencuar që favorizon aplikacione specifike dhe nuk është neutrale ndaj aplikacioneve do të konsiderohet në kundërshtim me rregullat e internetit të hapur.

Nga ana tjetër, dokumenti lejon oferta komerciale që mbeten neutrale ndaj aplikacioneve, si paketat me shpejtësi të ndryshme interneti, oferta me trafik shtesë gjatë fundjavave ose reduktimi i shpejtësisë pasi konsumatori ka përdorur të gjithë volumin e përfshirë në paketë, për sa kohë që këto masa zbatohen në mënyrë të njëjtë për të gjithë trafikun.

AKEP thekson se këto rregulla synojnë jo vetëm mbrojtjen e konsumatorëve, por edhe garantimin e konkurrencës së ndershme mes ofruesve të përmbajtjeve dhe aplikacioneve online. Në këtë mënyrë, një platformë e vogël apo një startup do të duhet të ketë të njëjtin trajtim në rrjet me një kompani të madhe globale, pa favorizime nga operatorët e internetit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akep interneti konsumatori përdoruesit tethering
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

gazetar_206:10 - Qershor 10, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një nga format më të ndjeshme të emigracionit: largimin e…

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026

Internet i hapur për të gjithë, AKEP miraton kuadrin e ri rregullator

06:00 - Qershor 10, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:10 - Qershor 10, 2026

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:07 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:01 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

Largimi i trurit, Shqipëria ka humbur 31.3% të të diplomuarve

06:10 - Qershor 10, 2026

Të ardhurat e bashkive në 2025, Himara, Vlora dhe Kamza me rritjen më të fortë, Tirana 32% më pak

06:07 - Qershor 10, 2026

Rriten me 5.7% domainet “.al” në vitin 2025, me ndryshimet ligjore AKEP jo më regjistrues

06:01 - Qershor 10, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter