Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Koncertet, festivalet, ekspozitat, shfaqjet artistike, xhirimet filmike apo aktivitetet edukative që zhvillohen në monumente kulture, qendra historike, parqe arkeologjike dhe zona të tjera të mbrojtura do t’i nënshtrohen tashmë një procedure të unifikuar miratimi nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në Fletoren Zyrtare është botuar Udhëzimi nr. 3, datë 21 maj 2026, i firmosur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili përcakton kushtet, kriteret, procedurat dhe tarifat për dhënien e miratimit të interesit kulturor ose shkencor për veprimtari dhe iniciativa me karakter kulturor në pasuritë kulturore.

Dokumenti synon të krijojë një balancë mes promovimit të trashëgimisë kulturore dhe mbrojtjes së saj nga dëmtimet që mund të shkaktohen nga aktivitetet publike. Në këtë kuadër, lejohet zhvillimi i një game të gjerë aktivitetesh, që nga koncertet muzikore, festivalet, ekspozitat dhe shfaqjet teatrore, deri te konferencat shkencore, punëtoritë edukative, panairet tradicionale, xhirimet filmike dhe aktivitetet komunitare me fokus kulturën dhe trashëgiminë.

Sipas udhëzimit, çdo aktivitet duhet të kontribuojë në promovimin, interpretimin ose vlerësimin e pasurisë kulturore dhe nuk duhet të cenojë integritetin fizik, historik, arkeologjik apo simbolik të saj. Organizatorët do të duhet të paraqesin plane të detajuara për mbrojtjen e monumenteve, vlerësime të riskut dhe masa sigurie për pjesëmarrësit dhe vetë pasurinë kulturore.

Një rëndësi e veçantë i kushtohet përdorimit të pajisjeve teknike, sistemeve të ndriçimit, zërit dhe strukturave të përkohshme, të cilat duhet të projektohen dhe vendosen në mënyrë që të mos shkaktojnë ndikime negative fizike apo vizuale mbi objektet e trashëgimisë.

Udhëzimi përcakton gjithashtu kriteret mbi bazën e të cilave do të vlerësohen kërkesat. Përveç rëndësisë kulturore dhe ndikimit në promovimin e trashëgimisë, do të merren në konsideratë niveli artistik i aktivitetit, ekspozimi i monumentit ndaj rrezikut, ndjeshmëria arkeologjike e zonës, menaxhimi i fluksit të vizitorëve dhe përvoja organizative e subjektit aplikues.

Në rastet kur aktiviteti parashikon ngritjen e strukturave të përkohshme brenda një pasurie kulturore, organizatorët do të duhet të sigurojnë më parë miratimin e projektit nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Aplikimi do të kryhet përmes portalit e-Albania të paktën 15 ditë pune përpara zhvillimit të aktivitetit. Ministria do të ketë afate të përcaktuara për verifikimin e dokumentacionit, plotësimin e mangësive dhe shqyrtimin e kërkesës, ndërsa miratimi përfundimtar do të jepet me urdhër të titullarit të institucionit.

Dokumenti parashikon edhe detyrime të qarta për organizatorët, të cilët duhet të zbatojnë planin e miratuar, të raportojnë çdo incident, të rikthejnë gjendjen e pasurisë pas përfundimit të aktivitetit dhe të lejojnë monitorimin nga ekspertët e trashëgimisë kulturore.

Ministri rezervon të drejtën të revokojë miratimin nëse organizatori shkel kushtet e vendosura, devijon nga aktiviteti i miratuar ose krijon rrezik për pasurinë kulturore. Në rast dëmtimi, përgjegjësia financiare dhe ligjore do t’i ngarkohet subjektit organizator. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Aktivitete kala kulturore parqe
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Zgjedhjet në Kosovë nxorën numra, por jo zgjidhje

12:21 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

gazetar_115:23 - Qershor 8, 20260

Pas përfundimit më 5 qershor të afatit për aplikimet në kuadër të Paqes Fiskale për…

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

12:03 - Qershor 8, 2026

Inflacioni ngjitet në 3% në maj, transporti dhe qiratë shtyjnë çmimet lart

11:07 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

14:11 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

12:03 - Qershor 8, 2026

Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

“Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën”

16:12 - Qershor 8, 2026

Tatimet: Deri më 30 qershor dorëzoni deklaratat e padorëzuara për të shmangur gjobat

15:23 - Qershor 8, 2026

Hyjnë në fuqi rregullat e reja për aktivitetet kulturore në kala, parqe arkeologjike dhe qendra historike

14:11 - Qershor 8, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter