Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave kërkojnë ndërlidhje dhe një integrim më të thellë mes sektorit financiar dhe sistemeve shtetërore. Një kërkesë e tillë u artikulua publikisht të mërkurën nga Shoqata e Bankave gjatë takimit të zhvilluar me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t, Igli Tafa.

Por ekofin.al mëson se kompanitë Fintech i janë drejtuar më herët përmes një letre Ministres Ibrahimaj dhe aktorëve të tjerë relevantë.

Screenshot

Në thelb të kërkesës qëndron nevoja që institucionet financiare të licencuara të kenë akses të kontrolluar dhe të mbikëqyrur në disa të dhëna shtetërore, me pëlqimin e qytetarëve, për të përshpejtuar proceset e identifikimit elektronik, hapjes së llogarive dhe ofrimit të shërbimeve financiare digjitale. Kjo kërkesë është formalizuar nga institucionet fintech përmes shkresës drejtuar institucioneve përgjegjëse, ku propozohet krijimi i një ndërfaqeje teknike të dedikuar që do të lejonte verifikimin e disa të dhënave bazë të klientëve, pa cenuar privatësinë dhe në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas propozimit, institucionet e pagesave dhe të parasë elektronike do të mund të verifikonin informacione të tilla si adresa e vendbanimit, vendlindja, vendbanimi, të dhëna nga dokumentet e identifikimit, si dhe informacione të tjera zyrtare të nevojshme për proceset e njohjes së klientit (KYC) dhe vlerësimit të profilit të riskut. Në një fazë më të avancuar, kërkohet gjithashtu mundësia e verifikimit të statusit të punësimit, punëdhënësit, nivelit të të ardhurave të deklaruara dhe burimit të fondeve, gjithmonë mbi bazën e pëlqimit të informuar të qytetarit.

Kjo është pikërisht filozofia që po mbështetet tashmë edhe nga sektori bankar. Gjatë workshop-it të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave, një nga temat kryesore ishte zgjerimi i bashkëpunimit mes bankave, AKSHI-t dhe institucioneve publike për shkëmbimin e të dhënave dhe lehtësimin e aksesit në shërbimet publike e financiare përmes kanaleve digjitale.

Në praktikë, një integrim i tillë do të sillte përfitime të shumta si për institucionet financiare, ashtu edhe për qytetarët. Hapja e një llogarie bankare apo e një llogarie të parasë elektronike do të mund të realizohej në pak minuta, pa paraqitjen fizike të dokumenteve dhe pa nevojën e verifikimeve të shumta manuale. Në të njëjtën kohë do të reduktohej ndjeshëm rreziku i mashtrimit, pasaktësive në deklarime dhe përdorimit të dokumenteve të falsifikuara.

Për fintech-et, të cilat mbështeten kryesisht në procese tërësisht digjitale, aksesi në të dhënat shtetërore konsiderohet një element kyç për zgjerimin e shërbimeve dhe rritjen e përfshirjes financiare. Ndërsa për bankat, integrimi me sistemet publike do të mundësonte zhvillimin e produkteve të reja digjitale, përmirësimin e eksperiencës së klientit dhe uljen e kostove operative.

Në shumë vende të Bashkimit Europian, modele të ngjashme tashmë funksionojnë përmes platformave të identitetit digjital kombëtar dhe mekanizmave të shkëmbimit të të dhënave ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve të autorizuara private. Shqipëria ka krijuar tashmë bazat teknologjike përmes e-Albania-s dhe platformës së ndërveprimit qeveritar, çka e bën teknikisht të realizueshme një zgjidhje të tillë.

Sfida kryesore mbetet ndërtimi i kuadrit ligjor dhe teknik që garanton sigurinë, proporcionalitetin dhe kontrollin e përdorimit të të dhënave. Edhe vetë fintech-et kanë kërkuar që aksesi të mos realizohet përmes llogarive personale të qytetarëve në e-Albania, por përmes një infrastrukture të dedikuar teknike, ku çdo shkëmbim informacioni të kryhet vetëm me autorizimin e qartë të klientit dhe nën mbikëqyrjen e institucioneve përgjegjëse. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
bankat e-albania Fintech-et nisma sistemet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

gazetar_106:02 - Qershor 5, 20260

Institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave kërkojnë ndërlidhje dhe një integrim më të…

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026

Tirana, më shumë beton, më pak parqe dhe kënde lojërash për fëmijë

18:29 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:02 - Qershor 5, 2026

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:00 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

05:58 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

Kompanitë Fintech kërkojnë ndërlidhje me sistemet shtetërore, digjitalizim dhe lehtësim të procedurave

06:02 - Qershor 5, 2026

Flasin ekspertët: “Ylli” i bujqësisë duhet të kalojë testin në praktikë

06:00 - Qershor 5, 2026

Të dhënat e AKEP, 52% e kërkesave për portimin e numrit u refuzuan nga operatorët në 2025

05:58 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter