Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi aktivitetin me temë “Mbrojtja e të Dhënave Personale dhe Inteligjenca Artificiale në Sektorin Financiar”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve bankare, jo bankare, sektorit të sigurimeve, nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale (DPO), ekspertëve të teknologjisë dhe profesionistëve të sigurisë së informacionit. Aktiviteti kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe dialogut ndërmjet autoritetit mbikëqyrës dhe sektorit financiar mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe standardet evropiane.

Në fjalën e tij hapëse, Komisioneri Besnik Dervishi theksoi se Inteligjenca Artificiale po transformon mënyrën se si institucionet përpunojnë informacionin dhe ofrojnë shërbime, duke krijuar mundësi të reja për automatizimin e proceseve dhe rritjen e eficiencës, por njëkohësisht duke sjellë sfida të rëndësishme që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, transparencën, sigurinë dhe të drejtat themelore të individëve.

Komisioneri Dervishi vuri në dukje se sektori financiar është ndër sektorët që po eksploron dhe implementon në mënyrë aktive zgjidhje të bazuara në Inteligjencën Artificiale, çka e bën edhe më të rëndësishëm garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. Ai theksoi se parimet e ligjshmërisë, transparencës, minimizimit të të dhënave, sigurisë së përpunimit dhe përgjegjshmërisë mbeten plotësisht të zbatueshme edhe kur përpunimi realizohet përmes sistemeve të Inteligjencës Artificiale.

“Zhvillimi i teknologjisë duhet të ecë paralelisht me respektimin e të drejtave themelore. Mbrojtja e të dhënave personale dhe inovacioni nuk janë koncepte që përjashtojnë njëra-tjetrën, por duhet të ndërtohen mbi të njëjtin themel: besimin e individëve”, u shpreh Komisioneri.

Gjatë aktivitetit, Prof. Alessandro Mantelero, Profesor i Universitetit të Torinos dhe ekspert ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe Inteligjencës Artificiale, trajtoi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në sektorin financiar, përfitimet dhe rreziqet që lidhen me përpunimin e të dhënave personale, si dhe detyrimet që burojnë nga legjislacioni për minimizimin e këtyre rreziqeve.

Në fjalën e tij, Prof. Mantelero vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në vitet e fundit në fushën e zhvillimit të sistemeve teknologjike dhe mbrojtjes së të dhënave personale, duke theksuar se vendi ka shënuar zhvillime të dukshme në përafrimin me standardet evropiane. Ai theksoi gjithashtu se përdorimi i sistemeve të Inteligjencës Artificiale kërkon një vlerësim gjithëpërfshirës të rreziqeve, duke u bazuar në kritere të tilla si shkalla e ndikimit, shtrirja e tij, probabiliteti i ndodhjes dhe mundësia e rikthimit të situatës në gjendjen e mëparshme. Sipas tij, organizatat duhet të shkojnë përtej vlerësimit të ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (DPIA), duke marrë në konsideratë edhe vlerësimin e ndikimit në të drejtat dhe liritë themelore të individëve (FRIA), si një element thelbësor për garantimin e përdorimit të përgjegjshëm dhe të besueshëm të Inteligjencës Artificiale.

Në vijim, Prof. Endrit Xhina prezantoi raste konkrete të përdorimit të zgjidhjeve të Inteligjencës Artificiale dhe ndikimin e tyre në raport me mbrojtjen e të dhënave personale, duke u ndalur te përdorimi i chatbot-eve dhe automatizimi i shërbimeve, modelet e mëdha gjuhësore (LLMs), çështjet që lidhen me privatësinë në mjedise cloud dhe on-premises, si dhe te vendimmarrja e automatizuar, profilizimi dhe kërkesat për transparencë sipas standardeve të GDPR-së.

“Ne jemi duke avancuar çdo ditë e më shumë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, ashtu sikurse edhe Zyra e Komisionerit është duke bërë një punë shumë të mirë për sa i përket kësaj çështjeje, në përputhje të plotë me GDPR-në”, u shpreh Xhina.

Pjesa e dytë e aktivitetit iu kushtua një sesioni interaktiv dhe diskutimi praktik mbi implementimin e ligjit nr. 124/2024 në mjedise të Inteligjencës Artificiale, i moderuar nga Pjerina Mema, Drejtore e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Gjatë diskutimeve u prezantuan raste konkrete nga sektori bankar, duke ofruar shembuj praktikë mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale në shërbimet financiare. Pjesëmarrësit shkëmbyen eksperienca, praktika të mira dhe diskutuan mbi sfidat që lidhen me zbatimin e kërkesave të mbrojtjes së të dhënave personale në këtë kontekst.

Në përmbyllje të aktivitetit, Komisioneri Dervishi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve publike, sektorit privat, komunitetit akademik dhe ekspertëve të teknologjisë për të garantuar një përdorim të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale, në përputhje me standardet e mbrojtjes së të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.

Ekofin Media
Ekofin Media
aktiviteti besnik dervishi inteligjenca artificiale Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter