Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë e më të madh të popullsisë në Tiranë, ndërsa pas këtij fenomeni qëndron kryesisht mungesa e mundësive ekonomike dhe e vendeve të qëndrueshme të punës në zonat periferike.

Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se më 1 janar 2026 popullsia e vendit zbriti në 2.335.930 banorë, me një rënie prej 1,16% brenda një viti. Vetëm Tirana regjistroi rritje të popullsisë me 0,7%, ndërsa qarqet e tjera vijuan tkurrjen. Kukësi humbi 2,59% të popullsisë dhe Shkodra 2,56%, duke qenë ndër qarqet më të prekura nga largimi i banorëve.

Ndërkohë Tirana përfaqëson tashmë 32,8% të popullsisë së gjithë vendit, një tregues që po e kthen Shqipërinë në një ekonomi të përqendruar pothuajse vetëm në kryeqytet. Në sfond të këtij realiteti, migracioni neto mbetet negativ me -28.531 persona, ndërsa lëvizjet e brendshme po boshatisin qarqet veriore dhe zonat rurale në favor të Tiranës dhe Durrësit.

Pikërisht ky fenomen është trajtuar gjerësisht në raportin tematik të Kontrollit të Lartë të Shtetit “Mbi planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim”, ku theksohet se një nga arsyet kryesore të largimit të popullsisë aktive është tregu i dobët i punës dhe mungesa e politikave të targetuara për zhvillimin rajonal. Auditimi nënvizon se Strategjia Kombëtare e Migracionit nuk përfshin analiza të detajuara të papunësisë sipas qarqeve dhe nuk arrin të lidhë migracionin me treguesit territorialë të punësimit.

Po kështu, sipas Strategjisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive 2023–2030, qarku i Lezhës regjistron shkallën më të lartë të papunësisë në Shqipëri, me 22,6% në vitin 2021. Pas Lezhës renditet Vlora me 19,5%. Në anën tjetër, Kukësi rezulton me papunësi zyrtare vetëm 4%, ndërsa Gjirokastra 4,7%. Por raporti nënvizon se shifrat zyrtare të papunësisë nuk tregojnë të gjithë realitetin ekonomik të qarqeve.

Në rastin e Kukësit, vendimmarrja për t’u larguar nuk lidhet vetëm me mungesën formale të vendeve të punës, por me pagat e ulëta, mungesën e shërbimeve publike, varfërinë dhe mungesën e perspektivës ekonomike. Sipas sondazhit të realizuar në këtë qark, 35% e të anketuarve deklaruan se dëshirojnë të emigrojnë dhe 59% e tyre kanë si destinacion të preferuar Mbretërinë e Bashkuar.

Arsyet ekonomike dominojnë pothuajse të gjitha përgjigjet e qytetarëve. Rreth 58% e të anketuarve deklarojnë se sfida kryesore është kostoja e lartë e jetesës. 42% raportojnë mungesë të mundësive të punësimit, 37% papunësinë e të rinjve, 35% varfërinë dhe 21% mungesën e nevojave bazike. Një tjetër tregues alarmues është se 42% e të anketuarve shprehen se “nuk ka zgjidhje tjetër për të rinjtë përveçse të emigrojnë jashtë vendit me të gjitha mjetet e mundshme”, ndërsa 31% besojnë se emigrimi i parregullt është i pandalshëm.

KLSH thekson se Kukësi mbetet qarku më i varfër në Shqipëri, me tregues socio-ekonomikë 30–40% nën mesataren kombëtare. Ekonomia e qarkut mbështetet kryesisht në bujqësi, ku janë të punësuar rreth 70% e banorëve, ndërsa vetëm 5% punojnë në industri dhe pjesa tjetër në sektorin e shërbimeve. Kjo strukturë tregon mungesë të thellë të diversifikimit ekonomik dhe varësi të lartë nga bujqësia tradicionale.

Sipas raportit të KLSH-së, në qarqe si Lezha, Shkodra apo Kukësi mund të ishin aplikuar politika specifike si subvencione për punësimin, programe të trajnimit profesional apo lehtësi fiskale për bizneset që punësojnë të rinj, por këto masa nuk janë ndërtuar mbi analiza territoriale të detajuara.

Në këto kushte, Shqipëria nuk po humbet popullsi vetëm për shkak të emigracionit, por edhe për shkak të mungesës së një modeli ekonomik që nuk krijon mundësi reale pune jashtë Tiranës. Për sa kohë investimet, universitetet, bizneset dhe tregu më i madh i punës mbeten të përqendruara në kryeqytet, qarqet periferike do të vijojnë të humbasin popullsi aktive dhe të rinj, duke thelluar pabarazitë rajonale dhe plakjen demografike të vendit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ekonomi instat KLSH moshimi punësimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter