Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të gjithë po vijnë në Tiranë, qarqet e tjera me rënie të popullsisë këtë vit

05:59 - Qershor 3, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Të dhënat më të fundit mbi popullsinë më 1 janar 2026, publikuar nga INSTAT, konfirmojnë një trend që po bëhet gjithnjë e më i theksuar në Shqipëri: përqendrimin e popullsisë në qarkun e Tiranës dhe zbrazjen graduale të pjesës tjetër të vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, Tirana është i vetmi qark që ka shënuar rritje të popullsisë gjatë vitit 2025. Numri i banorëve në kryeqytet dhe zonat përreth u rrit nga 759,981 banorë më 1 janar 2025 në 765,459 banorë më 1 janar 2026, ose me 5,478 banorë më shumë, që përfaqëson një rritje prej 0.72%.

Ndërkohë, të 11 qarqet e tjera të vendit kanë regjistruar tkurrje të popullsisë, duke reflektuar kombinimin e emigracionit, plakjes demografike dhe migrimit të brendshëm drejt Tiranës.

Qarku që ka humbur më shumë banorë në terma absolutë është Fieri, me 5,561 banorë më pak gjatë një viti. Pas tij renditen Elbasani me 4,685 banorë më pak, Korça me 4,076, Shkodra me 3,828 dhe Durrësi me 2,925 banorë më pak.

Në terma relativë, rënien më të fortë e ka pësuar Kukësi, ku popullsia është tkurrur me 2.59% brenda një viti. Pas tij vijnë Shkodra me -2.56%, Lezha me -2.54%, Korça me -2.43% dhe Fieri me -2.38%.

Të dhënat tregojnë se qarqet verilindore dhe juglindore vijojnë të jenë më të prekura nga humbja e popullsisë. Kukësi zbriti në 58,649 banorë, ndërsa Dibra në 102,188 banorë. Korça, një nga qarqet tradicionalisht më të mëdha të vendit, humbi mbi 4 mijë banorë brenda vitit dhe zbriti në 163,988 banorë.

Edhe qarqet bregdetare nuk i kanë shpëtuar këtij fenomeni. Durrësi humbi 2,925 banorë, Vlora 2,107 dhe Lezha 2,449 banorë, pavarësisht zhvillimit të turizmit dhe investimeve në këto zona.

Në total, popullsia e 11 qarqeve jashtë Tiranës u tkurr me 32,862 banorë gjatë vitit 2025. Rritja prej 5,478 banorësh në Tiranë zbut vetëm pjesërisht këtë humbje, duke bërë që vendi në tërësi të humbasë 27,384 banorë brenda një viti.

Ky zhvillim konfirmon se Shqipëria po përballet me një proces të dyfishtë: nga njëra anë emigrimin e vazhdueshëm jashtë vendit dhe nga ana tjetër migrimin e brendshëm drejt Tiranës, e cila po forcon rolin e saj si qendra kryesore ekonomike, administrative dhe universitare e vendit.

Nëse këto ritme do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, diferencat demografike mes Tiranës dhe qarqeve të tjera pritet të thellohen më tej, duke shtuar sfidat për zhvillimin rajonal, tregun e punës dhe ofrimin e shërbimeve publike në zonat që po humbasin popullsi. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
popullsia punës rritje tirana universitare
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

gazetar_116:16 - Qershor 4, 20260

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën,…

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter