Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Merita Bejtja pritet të votohet këtë javë nga Kuvendi për mandatin e tretë si Inspektore e Përgjithshme e BSH

12:44 - Maj 5, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Merita Bejtja pritet të votohet nga Kuvendi i Shqipërisë për një mandat të tretë në pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë.

Ekofin.al mëson se pas një periudhe “qetësie”, kur u vu në diskutim madje edhe rihapja e procedurës, kandidatura e vetme e znj. Bejtja do t’i përcillet seancës për t’u votuar që këtë javë.

Inspektorja e Përgjithshme në detyrë doli para Komisionit të Ekonomisë për të paraqitur platformën e saj në fillim të shkurtit dhe që atëherë nuk pati më asnjë veprim, pasi do duhej që kandidatura e saj të merrte mbështetjen e të paktën 28 deputetëve që t’i përcillej seancës.

Aktualisht, ajo e ka fituar këtë mbështetje dhe pritet të votohet në seancën e 7 majit.

Merita Bejtja që nga prilli i vitit 2015 ka mbajtur pozicionin e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Znj. Bejtja ka një pěrvojë profesionale që nga viti 1993 në sistemin bankar, fillimisht në Bankën e Kursimeve dhe më pas në Bankën Kombětare Tregtare dhe Raiffeisen Bank, në funksione drejtuese, duke u bërë dhe Drejtore Ekzekutive e Raiffeisen Leasing.

Referuar ligjit organik për BSH, Inspektori i përgjithshëm drejton Departamentin e Kontrollit të Bankës së Shqipërisë, si edhe propozon inspektorët e këtij departamenti. Së bashku me ta kanë për detyrë:
a) të ushtrojnë kontroll kontabël të brëndshëm, si dhe të kryejnë kontrolle të brëndshme periodike për administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë, me qëllim që të sigurojnë mbarëvajtjen e zbatimit të ligjeve dhe të akteve nënligjore në Bankën e Shqipërisë;
b) të kontrollojnë dhe t’i paraqesin Këshillit Mbikëqyrës raporte e rekomandime për llogaritë dhe regjistrat, si dhe për procedurat buxhetore, kontabël dhe kontrollet e Bankës së Shqipërisë;
c) të kontrollojnë raportet periodike financiare dhe dokumentet e lidhura me to të Bankës së Shqipërisë dhe, në qoftë se janë përgatitur në mënyrën e duhur, të nxjerrin certifikatë për këtë qëllim. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë Inspektore e përgjithshme kuvendi merita Bejtja
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

gazetar_108:59 - Korrik 18, 20260

Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky…

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

16:16 - Korrik 17, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

Trump Media do t’u shesë institucioneve financiare akses më të shpejtë te postimet që ndikojnë tregjet

12:52 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter