Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:15 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026

Media italiane: Shqipëria, 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut

10:42 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritet transporti ajror dhe ai detar në 3-mujorin e parë 2026

11:17 - Prill 30, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Transporti i pasagjerëve në Shqipëri ka vijuar rritjen në tremujorin e parë të vitit 2026, me zhvillimet më të forta të përqendruara në sektorin ajror dhe atë detar, ndërsa transporti hekurudhor mbetet thuajse jashtë funksionit për lëvizjen e njerëzve.

Sipas të dhënave të INSTAT, transporti ajror konfirmon edhe një herë rolin dominues në lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve. Gjatë tre muajve të parë të vitit, me linja ajrore kanë udhëtuar 2,162,098 pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ky nivel i lartë pasagjerësh vjen në një kohë kur në treg operojnë 21 kompani ajrore dhe numri i fluturimeve mbetet i konsiderueshëm, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të ofertës dhe kërkesës për udhëtime ajrore.

Në fakt, aviacioni po kthehet gjithnjë e më shumë në “shtyllën kurrizore” të transportit të njerëzve në vend, i nxitur nga rritja e turizmit dhe zgjerimi i rrjeteve të linjave low-cost. Rritja e pasagjerëve, edhe pse më e moderuar se në vitet e mëparshme, tregon për një stabilizim të kërkesës në nivele të larta, duke konsoliduar aeroportin e Tiranës si pika kryesore hyrëse dhe dalëse e vendit.

Paralelisht, edhe transporti detar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në lëvizjen e pasagjerëve, ndonëse në nivele shumë më të ulëta se ai ajror. Në tremujorin e parë 2026, nëpërmjet porteve detare kanë udhëtuar 154,019 pasagjerë . Pesha kryesore i takon Portit të Durrësit, nga ku kanë kaluar 77.5% e totalit të pasagjerëve, i ndjekur nga Saranda me 14.4% dhe Vlora me 8.1% .

 

Këto të dhëna tregojnë qartë rolin e transportit detar kryesisht në lidhjet me Italinë dhe në lëvizjet sezonale, sidomos gjatë periudhave turistike. Megjithatë, krahasuar me potencialin që ka vendi, ky sektor mbetet ende i pashfrytëzuar plotësisht për transportin e pasagjerëve, veçanërisht në drejtim të turizmit rajonal dhe kroçerave.

Ndërkohë, transporti hekurudhor vazhdon të jetë pothuajse inekzistent për lëvizjen e njerëzve. Edhe pse rrjeti hekurudhor në vend shtrihet në rreth 253 km, aktiviteti i tij është i fokusuar kryesisht në transportin e mallrave dhe jo të pasagjerëve. Mungesa e investimeve dhe amortizimi i infrastrukturës kanë bërë që ky sektor të mos luajë asnjë rol real në mobilitetin e qytetarëve, duke e lënë Shqipërinë ndjeshëm pas vendeve të tjera të rajonit në këtë drejtim. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ajror instat të dhënat transporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:15 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026

Pagat kalimtare, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët në Kosovë

09:58 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

gazetar_111:15 - Qershor 23, 20260

Kultura në Shqipëri po fiton gjithnjë e më shumë peshë, jo vetëm si element identiteti…

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026

Shkelje në 64 tendera të Bashkisë Vlorë, APP propozon masa disiplinore dhe gjoba për 45 persona

06:03 - Qershor 23, 2026

278.4 milionë euro pasuri në sekuestro, çfarë sinjali japin goditjet e SPAK për tregun e pasurive të paluajtshme?

05:58 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:15 - Qershor 23, 2026

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:14 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

06:03 - Qershor 23, 2026

Shkelje në 64 tendera të Bashkisë Vlorë, APP propozon masa disiplinore dhe gjoba për 45 persona

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:15 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026

Media italiane: Shqipëria, 15 vende që zbulojnë parajsën e fshehur të Mesdheut

10:42 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter