Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nënshkruhet marrëveshja me Italinë, Kayo do ndërtojë në Pashaliman anije ushtarake për Evropën dhe vendin

12:41 - Prill 29, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Është firmosur marrëveshja mes shoqërisë Ficantieri, një nga kompanitë më të mëdha të ekselencës në Europë dhe kompanisë KAYO, për të prodhuar në Shqipëri në kantierin e Pashalimanit anije lundruese në dobi të ushtrisë shqiptare, por dhe të vendeve aleate.

Sipas Ministrit të Brendshëm Ermal Nufi, kjo marrëveshje pritet të sjellë rreth 400 vende të reja pune dhe të rrisë kapacitetet teknologjike të kantierit, duke theksuar gjithashtu marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Italisë dhe rolin global të Fincantieri në industrinë e ndërtimit të anijeve.

“Shqipëria bëhet një bazë e prodhimit në rajon. Rreth 400 persona do të punësohen në këtë kantier. Në këtë kantier, i cili do të jetë fjalë e teknologjisë së fundit. Do të rrisë kapacitetin e prodhimit të anijeve lundruese. Kjo firmose tregon marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë dhe Italisë. Fincantieri është një kompani që ka prodhuar mijëra anije nëpër botë”, tha ministri Nufi.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë marrëveshje si një zhvillim me rëndësi të veçantë jo vetëm ekonomike, por edhe strategjike për vendin, duke theksuar praninë e përfaqësuesve të lartë të Fincantieri dhe kompanisë Leonardo si dëshmi e një partneriteti të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Rama u shpreh se ky bashkëpunim përfaqëson një vizion të ri industrial që sjell në Shqipëri një “ekselencë italo-shqiptare”, e cila do të ndikojë në zhvillimin teknologjik dhe profesional të vendit.

Kryeministri theksoi gjithashtu se projekti do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në formimin profesional të të rinjve, veçanërisht për vajzat dhe djemtë e shkollës industriale të Vlorës, të cilët do të përfshihen në procesin e trajnimit dhe punësimit nën udhëheqjen e specialistëve të fushës.

Sipas tij, marrëveshja hap një fazë të re bashkëpunimi ekonomik dhe industrial, ku Shqipëria jo vetëm do të përfitojë nga teknologjia dhe eksperienca e partnerëve ndërkombëtarë, por edhe do të kontribuojë në prodhimin dhe eksportin e mjeteve detare, duke forcuar rolin e saj në rajon.

“Kemi nderin që të kemi këtu me ne përfaqësuesit më të lartë të një prej kompanive të ekselencës në Europë, Fincantieri. Nga ana tjetër po sot dhe po këtu kemi një përfaqësi të lartë të kompanisë Leonardo. Do të jemi mirëkuptuar që në nderim të këtyre miqve dhe partnerëve kaq të rëndësishëm. Kjo marrëveshje kërkon që të paraqesë një vizion për të shoqëruar këtë ndryshim me diçka speciale, e cila sigurisht do të krijojë një ekselencë italo-shqiptare në territorin tonë.

Nga ana tjetër kjo marrëveshje është një lajm shumë i mirë për vajzat dhe djemtë e shkollës industrial të Vlorës, të cilët do të jenë të parët për të marrë pjesë. Ata do të jenë të shoqëruar në rrugën e tyre të formimit, nga profesionistë. Kjo marrëveshje hap rrugën dhe për një diskutimi të ri, të një natyre ekonomike edhe për Fincantierin, por edhe për KAYO-n.

Do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e kësaj marrëveshjeje. Është një numër optimal, sa i takon peshës dhe përgjegjësisë së Shqipërisë në Mesdhe. Prodhimi do të shkojë më tej për të eksportuar këto anije. Është diçka fantastike, sepse kemi arritur në këtë pikë”,u shpreh kryeministri.

Ekofin Media
Ekofin Media
anije Italinë kayo marrëveshja ndërtojë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter