Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bizneset duhet të pajisen me terminale POS deri më 30 maj

11:21 - Prill 24, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bizneset kanë ende 37 ditë për të përmbushur detyrimin ligjor për pagesat CASHLESS përmes terminaleve për pagesa elektronike (POS/POI) në strukturat akomoduese, shërbimet e transportit dhe institucionet/shoqëritë publike, ndërsa afati për sektorin e turizmit dhe transportit është 30 maj 2026.

Për të gjitha bizneset e tjera, ky afat përfundimtar është 31 dhjetori 2026.

Ndryshimet e fundit të ligjit “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” synojnë uljen e përdorimit të parasë në dorë, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e transparencës në transaksionet ekonomike.

Sipas ligjit, bizneset duhet të pajisen me terminale POS, ndërkohë që kufiri i lejuar për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve është ulur nga 150 mijë lekë në 100 mijë lekë, me qëllim rritjen e gjurmueshmërisë së transaksioneve dhe reduktimin e evazionit fiskal.

Ndërkohë, për transaksionet cash midis individëve dhe subjekteve të vetëpunësuara është vendosur një kufi prej 500 mijë lekësh për të kufizuar qarkullimin e parasë jashtë sistemit financiar formal.

DPT nënvizon se përmbushja e këtyre detyrimeve brenda afateve të përcaktuara do të sjellë shërbim më të shpejtë për qytetarët, më shumë transparencë dhe formalizim të aktivitetit ekonomik, duke kontribuar në modernizimin e sistemit të pagesave dhe luftën kundër evazionit fiskal.

Tatimpaguesit që nuk përmbushin këto detyrime rrezikojnë penalitete sipas legjislacionit në fuqi.

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset ekonomi reduktim tatime terminale POS
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

gazetar_116:04 - Qershor 9, 20260

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur…

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:04 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

14:18 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

12:38 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter