Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

BSH drejt Taksonomisë së Gjelbër, synon orientimin e investimeve drejt ekonomisë së qëndrueshme

14:23 - Prill 22, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka prezantuar draftin e parë të Taksonomisë së Gjelbër, një instrument kyç që synon të orientojë kapitalin drejt aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe të rrisë transparencën në tregun financiar. Nisma vjen në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI) dhe përbën një hap konkret drejt përafrimit të sistemit financiar shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Drafti u prezantua në një workshop teknik dhe ndërinstitucional, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, sektorit financiar, biznesit dhe organizatave mjedisore. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të asistencës teknike të BEI-së për gjelbërimin e sistemeve financiare dhe synon të krijojë një kuadër të qëndrueshëm për financimin e projekteve që lidhen me klimën dhe mjedisin.

Zëvendësguvernatorja e Dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, e cilësoi taksonominë si një instrument thelbësor për orientimin e investimeve drejt aktiviteteve që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit me standardet evropiane. Sipas saj, ky proces do të kontribuojë jo vetëm në forcimin e stabilitetit financiar, por edhe në ndërtimin e një arkitekture të plotë informacioni për klimën në sistemin financiar.

Taksonomia e Gjelbër synon të vendosë kritere të qarta teknike për klasifikimin e aktiviteteve ekonomike sipas ndikimit të tyre në mjedis, duke ndihmuar institucionet financiare dhe investitorët të identifikojnë dhe financojnë projekte që janë në përputhje me objektivat klimatike. Kjo pritet të rrisë besueshmërinë e tregut dhe të shmangë fenomenin e “greenwashing”.

Procesi i hartimit është ndërtuar mbi një bashkëpunim të gjerë ndërinstitucional, ku përfshihen ministritë kryesore të linjës, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka e Shqipërisë, si pjesë e një grupi të përbashkët pune. Workshop-i u zhvillua në dy sesione: një me zyrtarë të lartë dhe ekspertë teknikë, dhe një tjetër me aktorë të tregut dhe komunitetit të biznesit, me fokus marrjen e komenteve për përmirësimin e draftit.

Gjatë diskutimeve u prezantuan konceptet bazë të taksonomisë, kriteret teknike për klasifikimin e aktiviteteve dhe sfidat që lidhen me përshtatjen e tyre në kontekstin shqiptar. Një nga objektivat kryesorë është sigurimi i përputhshmërisë me kuadrin evropian, duke e bërë më të lehtë integrimin e Shqipërisë në tregjet financiare të BE-së.

Në përfundim të procesit konsultativ, pritet finalizimi i dokumentit dhe formalizimi i bashkëpunimit ndërinstitucional përmes një Memorandumi Mirëkuptimi, që do të shërbejë si bazë për zbatimin praktik të taksonomisë.

Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të financave të gjelbra në Shqipëri, duke reflektuar angazhimin për përmbushjen e objektivave të Marrëveshjes së Parisit dhe për avancimin e procesit të integrimit evropian. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë ekonomi Investimeve Orientimin Taksonominë e gjelbër
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter