Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ministrat e Jashtëm të BE, sanksione shtesë Bjellorusisë

09:14 - Nëntor 16, 2021 Bota
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së kanë vendosur për një instrument të ri sanksionesh kundër atyre që janë të përfshirë në trafikun e migrantëve drejt Bjellorusisë. BE tani mund të shënjestrojë persona dhe institucione, që kontribuojnë, që regjimi bjellorus t’i përdorë njerëzit për qëllimet e veta politike, njoftoi këshilli i vendeve anëtare pas takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

Sanksionet e reja

Konkretisht ky instrument i ri mund të përdoret kundër shoqërisë ajrore bjelloruse Belavia. Kjo në të ardhmen nuk do të lejohet më të përdorë avionë të firmave europiane, që marrin avionë me qira. Qëllimi është, që Belavia të mos ketë më mundësi të transportojë kaq shumë njerëz nga vendet e varfëra apo vendet me konflikte për t’i trafikuar ata nga Bjellorusia për në BE.

Ndër shoqëritë ajrore, që i japin avionë me qira kompanisë shtetërore Belavia, janë sipërmarrja daneze Nordic Aviation Capital si dhe ajo irlandeze AerCap. Këto kompani tani druajnë se mund të humbasin para. Sipas të dhënave nga qarqe të BE-së, Belavia së fundi më shumë se gjysmën e 30 avionëve të vet i kishte marrë me qira.

Sipas të dhënave të diplomatëve mundësitë për sanksione do të kenë në shënjestër fillimisht rreth 30 persona dhe sipërmarrje. Krahas Belavia në trafikimin e migrantëve janë të përfshirë edhe agjenci turistike dhe pjesëtarë të aparatit qeveritar në Bjellorusi. Vendimi zyrtar do të merret pas verifikimeve juridike, që do të bëhen gjatë ditëve në vijim. Ende është e paqartë nëse do të ketë sanksione edhe ndaj shoqërive ajrore të vendeve të tjera.

Eshtë po ashtu e paqartë, se çfarë do të bëhet me njerëzit, që ndërkohë ndodhen në Bjellorusi.Duhet të shqyrtohet, se sa i sigurtë është kthimi i tyre në atdhe dhe a mund të kthehen ata, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Por nuk është folur aspak për pranimin e këtyre migrantëve në vendet e BE-së.

Maas: “BE-së nuk mund t’i bëhet presion”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh kundër pranimit të migrantëve në Gjermani. Eshtë e rëndësishme, që „ata të kthehen sërish në vendin nga kanë ardhur”. Maas e konsideron këtë si një sinjal të rëndësishëm ndaj Bjellorusisë dhe vendeve të tjera që eventualisht mund të ndjekin të njëjtin model, duke theksuar, “BE-së nuk mund t’i bëhet presion”.

Qëkurse Polonia, Letonia dhe Lituania i kanë mbyllur kufijtë e tyre, situata në zonën kufitare është mjaft e tensionuar. Mijëra vetë nga vende si Siria apo Iraku presin shansin në këto kufij për të hyrë ilegalisht në BE. Mjaft e tensionuar është gjendja në kufirin me Poloninë. Në temperaturat nën zero gradë mijëra migrantë qëndrojnë prej ditësh në një kamp provizor në një pyll pranë vijës së kufirit bjellorus me Poloninë.

Merkel telefonon me Lukashenkon

Kancelarja Angela Merkel telefonoi me Lukashenkon, sikurse njoftoi zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert. Sipas televizionit shtetëror bjellorus biseda zgjati rreth 50 minuta. Eshtë folur se si mund të parandalohet shkallëzimi i gjendjes. Po ashtu është folur edhe për mbështetje humanitare në zonën kufitare, ku ndodhen migrantët. Janë planifikuar edhe bisedime të mëtejshme. / Deutsche Welle

Ekofin Media
Ekofin Media
be bjellorusi ministrat sanksione
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026

Zjarret godasin Europën, Spanja dhe Franca në alarm të kuq, mijëra evakuime nga disa zona

10:05 - Korrik 25, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter