Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Maqedonia e Veriut ul më tej akcizën e karburanteve, mban të diferencuar TVSH-në

10:27 - Prill 7, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ulur më tej akcizat e karburanteve me katër denarë për naftën dhe për dy denarë për litër benzini. Përveç kësaj, sot u arrit një marrëveshje edhe me Rafinerinë OKTA, që deri në fund të prillit të vazhdojë zbritjen që e ofron për këto derivate. Me këtë dhe me ruajtjen e masës për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar nga 18% në 10% për derivatet e naftës, Maqedonia e Veriut ka mbajtu nën kohtroll për momentin rritjen e çmimit. 

“Kur gjithçka kjo të mblidhet dhe të analizohet, atëherë arrijmë te një çmim që për dizelin do të jetë i njëjtë si deri tani, praktikisht, nëse llogaritet zbritja prej katër denarësh për akcizë dhe tre denarë që marrim nga OKTA, kështu që shtatë denarë potencial rritje për litër amortizohen. Ndërsa për benzinën pa plumb 95 dhe 98 , përveç dy denarëve akcizë për litër, do të kemi edhe dy denarë shtesë ulje për litër, pra do të jemi nën çmimin që ishte gjatë periudhës së rregulluar në të kaluaren, respektivisht javën e kaluar”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Këto masa do të kenë implikime direkte buxhetore. Sipas kryeministrit Mickoski, po shqyrtohen të gjitha opsionet e mundshme rreth asaj nëse duhet apo jo të zgjerohet deficiti buxhetor, respektivisht Maqedonia të ketë huamarrje të re dhe rritje të borxhit publik, për t’u përballur me krizën që lind pas sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

“Nëse do ta zgjerojmë deficitin buxhetor do të varet nga mënyra se si kjo krizë do të zhvillohet më tej dhe çfarë do të jenë të ardhurat në buxhet. Tani, nga kjo perspektivë, nëse më pyesni, nuk planifikojmë. Në tremujorin e parë të këtij viti të ardhurat janë brenda parametrave të planifikuara. Por si do të jetë tani në tremujorin e dytë, nuk e di. Duhet të shohim se si do të zhvillohet kriza”, deklaroi Mickoski.

Mickoski thotë se Qeveria krijon skenarë dhe bazuar mbi to do të veprojë nëse ka nevojë të rritet deficiti buxhetor. Po shqyrtohen të gjitha opsionet se ku do të huazoj shteti. A do të jetë tek bankat e huaja, tek bankat vendase, apo me marrëveshje shtet me shtet. Ai garanton se së shpejti Maqedonia do të marrë lajme të mira për vlerësimin kreditor, që do të mundësojë gjetjen e fondeve me kushtet më të favorshme në treg./INA

Ekofin Media
Ekofin Media
akcizat maqedoni e veriut qeveria Uli
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter