Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Hyn në fuqi fondi 100 mln lekë për bizneset: deri 2.5 mln lekë grant për NMVM-të

14:20 - Prill 3, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Sikundërse bëri të ditur Ministrja e Ekonomisë një ditë më parë, hyn në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, skema e re të mbështetjes për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për vitin 2026. Me një fond prej 100 milionë lekësh vendimi synon të rrisë konkurrueshmërinë, inovacionin dhe orientimin drejt eksportit të bizneseve shqiptare.

Vendimi parashikon financimin deri në 100% të kostove të miratuara për projektet e NMVM-ve, me një tavan maksimal prej 2.5 milionë lekësh për çdo përfitues.

Skema mbulon një gamë të gjerë shpenzimesh korrente që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e biznesit, duke përfshirë certifikimin e standardeve të prodhimit dhe shërbimit, përmirësimin e ambalazhimit dhe etiketimit, trajnimin e stafit në teknologji digjitale dhe menaxhim, si dhe investime në aplikacione, platforma dhe sisteme të tregtisë elektronike. Në këtë mënyrë, fondi synon të ndihmojë bizneset të modernizohen, të rrisin cilësinë e produkteve dhe të përmirësojnë aksesin në tregjet vendase dhe rajonale.

Përfitimi kushtëzohet nga një plan biznesi i detajuar, me objektiva të matshëm dhe impakt të qartë në rritjen e punësimit dhe në përmirësimin e performancës së ndërmarrjes, përfshirë edhe efektet pozitive mjedisore. Theksohet gjithashtu rëndësia drejt eksportit dhe krijimi i produkteve apo shërbimeve të përshtatura për tregje të qëndrueshme.

Ndërkohë, skema përjashton bizneset që kanë përfituar financime të tjera për të njëjtat aktivitete, duke synuar shpërndarje më të gjerë dhe efikase të fondeve publike. Disbursimi do të bëhet në dy këste, në bazë të një procedure konkurruese dhe vlerësimi nga institucionet përgjegjëse.

Kjo skemë u jep NMVM-ve mundësinë të ulin kostot e investimeve në modernizim dhe inovacion, duke i ndihmuar të rrisin kapacitetet, të shtojnë vendet e punës dhe të bëhen më konkurruese në treg, në një kohë kur ekonomia kërkon më shumë diversifikim dhe orientim drejt eksportit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
biznes grant inovacion modernizimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter