Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pagesat e bonusit të bebes ranë me 32.6% në vitin 2025, skema ende nuk është rishikuar

08:56 - Mars 12, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rënia e lindjeve në vend po reflektohet gjithnjë e më qartë edhe në uljen e pagesave sipas skemave të mbështetjes financiare për familjet.

Sipas të dhënave të Shërbimit Social Shtetëror për bonusin e bebes, në vitin 2025 është regjistruar një rënie e ndjeshme si në numrin e çeqeve të shpërndara, ashtu edhe në fondin total të përdorur për këtë program. Gjatë vitit 2025 rezultojnë 4,671 çeqe me një fond prej 1,482,355,000 lekësh, ndërsa në vitin 2024 ishin 6,565 çeqe me fond 2,200,000,000 lekë. Kjo do të thotë se brenda një viti janë shpërndarë 1,894 çeqe më pak ose 28.9% më pak bonuse, ndërsa fondi është ulur me 717,645,000 lekë, ose 32.6% më pak, duke reflektuar një tkurrje të konsiderueshme të përfituesve të këtij bonusi.

Ndërkohë, qeveria ka deklaruar se synon ta ndryshojë formulën e përfitimeve nga kjo skemë. Por, edhe pse është prezantuar publikisht si një ndryshim i rëndësishëm në politikat e mbështetjes së familjes dhe lindshmërisë, skema e re e bonusit të bebes nuk është miratuar ende dhe nuk ka nisur të zbatohet. Nisma është bërë e njohur gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, kur Kryeministri Edi Rama deklaroi më 7 maj se, duke nisur nga viti i ardhshëm, mbështetja financiare për nënat dhe familjet nuk do të ishte më një pagesë e vetme në maternitet, por një ndihmë mujore e shpërndarë në vite, në varësi të numrit të fëmijëve.

Pas gjashtë vitesh zbatimi të skemës aktuale të bonusit të bebes, e cila parashikon dhënien e një çeku të menjëhershëm pas lindjes, qeveria ka prezantuar konceptin e një skeme të re, që synon të shtrijë mbështetjen financiare nga momenti i lindjes deri në moshën 5-vjeçare të fëmijës. Megjithatë, deri në këtë fazë, ndryshimi mbetet vetëm në nivel deklarativ dhe nuk është shoqëruar me një vendim të miratuar.

Mbështetja e re financiare, e parashikuar të niste nga 1 janari 2026, do të ofrohej në formën e pagesave mujore, të diferencuara sipas numrit të fëmijëve në familje. Për fëmijën e parë, pagesa mujore do të ishte 5 mijë lekë, për të dytin 7 mijë lekë dhe për të tretin e në vijim 10 mijë lekë, deri në moshën 5 vjeçare. Në total, kjo do të përkthehej në një mbështetje shumë më të lartë krahasuar me skemën aktuale, e cila ofron një pagesë të vetme në momentin e lindjes.

Megjithatë, deri më tani, nuk ka një vendim zyrtar të Këshillit të Ministrave. Po ashtu, nuk ka një dokument publik që të sqarojë kriteret e përfitimit, mënyrën e aplikimit, burimin e financimit apo ndikimin e saj në buxhetin e shtetit./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bebe bonusi lindshmeria pagesa skema
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

gazetar_216:16 - Korrik 17, 20260

Shqipëria po përgatitet të vendosë një regjim të ri për raportimin dhe shkëmbimin automatik të…

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

13:19 - Korrik 17, 2026

Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? – Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen

13:02 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Korrik 17, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

13:40 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:19 - Korrik 17, 2026

Nis zbatimi i “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, deri në 2 milionë euro financim për bizneset

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

BKT shpallet “Banka më e Mirë në Shqipëri” në Euromoney Awards for Excellence 2026

14:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter