Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Visa Direct ofron lehtësi për pagesat ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë

13:18 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Bashkia e Tiranës miraton 1500 kuota të reja për kredi të buta për strehim

17:59 - Shkurt 26, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet. Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani deklaroi se pas trendit në rritje të qytetarëve që kërkojnë të bëhen pjesë e programit social është parashikuar mbulimi i kuotave të reja me fondet e bashkisë.

“Gjatë thirrjes për aplikime të realizuar për vitin 2025, u shpallën fitues 1,231 individë apo familje, me fondet e buxhetit të shtetit. Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për programin social të “Subvencionimit të Interesave të Kredisë”, ka planifikuar në programin buxhetor afatmesëm 2026-2028 mbulimin e 1500 kuotave të reja me fondet e saj”, deklaroi Ristani. Ajo sqaroi se kategoritë që do të përfitojnë nga mbështetja me kredi të butë, ku përfshihen familjet që nuk kanë një banesë në pronësi dhe nuk e përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese.

“Programi i subvencionimit të interesave të kredisë mbështet familjet dhe individët që: Nuk kanë banesë në pronësi ose zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit; Nuk kanë kryer tjetërsim prone në 5 vitet e fundit (përveç rasteve force madhore); Dhe ata që nuk përballojnë dot normën e interesit të tregut për blerjen e një banese”, u shpreh Kryetarja e Deleguar e Bashkisë së Tiranës.

Duke u ndalur te ky projektvendim, Ristani shtoi se miratimi i tij ka për qëllim rritjen e aksesit në pronësi për familjet e reja dhe forcimin e rolit të Bashkisë së Tiranës si aktor aktiv në politikat sociale. “Ky projektvendim, rrit aksesin në pronësi për familjet e reja, ul barrën financiare të interesit banker, ndihmon stabilitetin social dhe demografik, si edhe forcon rolin e Bashkisë Tiranë si aktor aktiv në politikat sociale”, përfundoi Ristani.

Faza e aplikimit për individët që kërkojnë mbështetje me kredi të butë

Faza I
– Aplikimi elektronik përmes portalit “e-Albania”
-Afati: 30 ditë
-Shpallje publike e listave

Faza II
– Dorëzimi i dokumentacionit
-Dorëzim fizik ose me postë
-Verifikim administrativ (30 ditë)
-Shqyrtim nga Komisioni i Strehimit (45 ditë)

Parashikohet e drejta e ankimimit në çdo fazë, duke garantuar proces të rregullt administrativ.

Ekofin Media
Ekofin Media
1500 Anuela Ristani bashkia e tiranës kredi te buta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:15 - Qershor 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

gazetar_113:05 - Qershor 23, 20260

Importet e karburanteve, produkti më i rëndësishëm i akcizës dhe njëkohësisht tregues i rëndësishëm i…

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

11:15 - Qershor 23, 2026

Tregu i punës në 2025, papunësia zbret në 8.4%, pagat rriten me 8.6%

11:14 - Qershor 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:05 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

12:24 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

11:15 - Qershor 23, 2026

Kultura në 2025, numri i vizitorëve të huaj në sitet kulturore arriti në mbi 1.5 milionë, rritje me 15.9%

Visa Direct ofron lehtësi për pagesat ndërkufitare mes vendeve të Ballkanit dhe më gjerë

13:18 - Qershor 23, 2026

Çmimet e larta, importet e karburanteve ranë me 7.3% në maj

13:05 - Qershor 23, 2026

Indeksi i AmCham, përkeqësim i fortë i klimës së biznesit në 2025

12:24 - Qershor 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter