Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Del udhëzimi, nis rivlerësimi i pasurive me tatim 5% dhe tarifat e shërbimit

15:54 - Shkurt 23, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.85/2025 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, Ministri i Financave dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë miratuar Udhëzimin e Përbashkët nr.5, datë 19.02.2026, që përcakton në detaj procedurat e zbatimit, llogaritjen e bazës së tatueshme, mënyrën e aplikimit dhe arkëtimit të tatimit 5%, si dhe pasqyrimin e rivlerësimit në regjistrat kadastralë.

Udhëzimi i ri i jep fund pritjes për aktin nënligjor që do të operacionalizonte procesin e rivlerësimit, duke qartësuar hap pas hapi rrugën që duhet të ndjekin si individët, ashtu edhe personat juridikë.

Për individët, rivlerësimi është vullnetar dhe mund të kryhet për pasuritë e regjistruara ose që regjistrohen deri më 31 dhjetor 2026. Aplikimi bëhet online përmes portalit e-Albania dhe i drejtohet drejtorisë vendore të ASHK-së sipas vendndodhjes së pasurisë. Tatimi i rivlerësimit është 5% mbi bazën e tatueshme, ndërsa shërbimi shoqërohet me tarifë administrative, e shkallëzuar sipas shumës së tatimit: 3,500 lekë për tatim deri në 150 mijë lekë; 7,000 lekë për intervalin 150,001–300,000 lekë; dhe 10,000 lekë për vlera mbi 300,001 lekë.

Baza e tatueshme llogaritet si diferencë midis vlerës së rivlerësuar dhe vlerës së zbritshme. Nëse rivlerësimi kryhet nga ASHK, përdoren çmimet minimale fiskale në fuqi, me aplikimin e zbritjes 1% për çdo vit përdorimi për ndërtesat, deri në kufirin 30%. Nëse zgjidhet një ekspert i licencuar, vlera e aktit të vlerësimit nuk mund të jetë më e ulët se çmimi minimal fiskal.

Udhëzimi trajton edhe rastet kur pasuria është e regjistruar pa vlerë, apo me vlera historike në monedha të vjetra, duke përcaktuar referenca alternative për llogaritjen e vlerës së zbritshme, si kostoja e shfrytëzimit për metër katror ose indeksimi sipas hartës së vlerave dhe inflacionit mesatar vjetor.

Pas pagesës së tatimit dhe tarifës së shërbimit, ASHK ka 5 ditë për të pasqyruar rivlerësimin në regjistrat e pasurive të paluajtshme. Data e rivlerësimit konsiderohet data e pagesës së tatimit.

Për personat juridikë, rivlerësimi zbatohet për pasuritë e regjistruara në bilancin e vitit 2025 me vlerë kontabël më të ulët se vlera e tregut. Tatimi 5% llogaritet mbi diferencën mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël dhe paguhet për llogari të buxhetit të shtetit, ndërsa diferenca regjistrohet në pasqyrat financiare, por nuk është objekt amortizimi për qëllime tatimore.

Të ardhurat nga tatimi i rivlerësimit për individët arkëtohen nga ASHK si agjent tatimor dhe kalohen në buxhet në kodin përkatës të të ardhurave, ndërsa për personat juridikë arkëtimi dhe kontabilizimi kryhet nga drejtoritë rajonale tatimore.

Një element me rëndësi është edhe efekti i rivlerësimit në momentin e shitjes së pasurisë: në rast kalimi të së drejtës së pronësisë, tatimi mbi fitimin do të llogaritet mbi diferencën mes çmimit të shitjes dhe vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar më parë tatimi 5%.

Udhëzimi parashikon që aplikimet e paraqitura deri më 31 dhjetor 2026, por të papërfunduara, do të procedohen edhe pas kësaj date, me kusht që tatimi të paguhet deri më 31 mars 2027.

Me publikimin në Fletoren Zyrtare, udhëzimi hyn në fuqi dhe ngarkon ASHK-në dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për zbatimin e tij, duke hapur zyrtarisht fazën operative të një prej proceseve fiskale më të ndjeshme për tregun imobiliar dhe biznesin gjatë vitit 2026. /ekofin.al

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Ekofin Media
Ekofin Media
pasurive procedurat rivlerësimi udhëzimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter