Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Kostoja e projektit të kamerave të sigurisë “Smart City” rritet sërish në 134.4 milionë euro

23:58 - Dhjetor 18, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Projekti “Albania Smart City”, e vlerësuar si një nga nismat më të mëdha të qeverisë shqiptare në fushën e sigurisë publike dhe teknologjisë, po shoqërohet me rritje të vazhdueshme të kostos financiare, pa një argumentim të qartë publik nga ana e ekzekutivit. Sipas dokumenteve zyrtare, të konsultuara nga ekofin.al, kostoja indikative e projektit ka arritur me rishikimin e fundit në 134.4 milionë euro.

Fillimisht, projekti ishte përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare me një kosto indikative prej rreth 60 milionë dollarësh amerikanë. Megjithatë, pas vizitës së presidentit të Emirateve në Tiranë në shkurt të këtij viti, kostoja e projektit u rrit ndjeshëm dhe u parashikua të financohej përmes një huaje nga Fondi për Zhvillim i Abu Dhabit.

Detajet e kësaj huaje u bënë publike përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, i cili u miratua në mars përpara zgjedhjeve, dhe që parashikon ratifikimin e një marrëveshjeje huaje me vlerë 118.5 milionë dollarë amerikanë, e destinuar për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Sipas dokumenteve shoqëruese, projekti parashikon instalimin e 2 239 kamerave ANPR për njohjen automatike të targave, 2 602 kamera PTZ për monitorimin e trafikut, si dhe 3 816 kamera trupi për efektivët e Policisë së Shtetit. Gjithashtu, parashikohet instalimi i 100 radarëve inteligjentë dhe 100 sensorëve për monitorimin e flukseve të trafikut në rrugët e Shqipërisë.

Megjithatë, zhvillimi më i fundit tregon se kostoja e projektit nuk është ndalur në këtë nivel. Me ndryshimin e fundit të listës së projekteve me rëndësi kombëtare, me status të maturuar, qeveria ka rishikuar sërish, pa shumë shpjegime publike, koston indikative të projektit “Smart City”. Nga 112 milionë euro që ishte në muajin korrik, kostoja është rritur me ndryshimet e fundit të muajit nëntor në 134.4 milionë euro, që me kursin aktual të këmbimit përkthehet në rreth 157 milionë dollarë amerikanë.

Kjo rritje e re e kostos përbën ndryshimin më të fundit dhe më domethënës financiar të projektit të kamerave të sigurisë “Smart City”, i cili pritet të implementohet nga kompania arabe “Presight”, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit, arsyet e rritjes së vazhdueshme të buxhetit dhe barrën financiare afatgjatë që projekti do të ketë për financat publike shqiptare. Dhe përveç kësaj, një tjetër aspekt i debatueshëm është se kredia do të merret tek arabët e Fondit të Zhvillimit të Abu Dhabit dhe me ato para do të paguhet sërish një kompani arabe, e gjitha kjo pa garë, por vetëm me një marrëveshje. /ekofin.al


Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
arabët kamerat e sigurisë kosto kredi projekti smart city
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

gazetar_116:23 - Qershor 17, 20260

Qeveria po përgatit një nga reformat më të thella në sistemin e taksimit vendor të…

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026

19.7% më shumë turistë në prill, Italia kryeson fluksin e vizitorëve që zgjedhin Shqipërinë

12:44 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:23 - Qershor 17, 2026

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

13:13 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

12:49 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

Taksa e pronës sipas vlerës së tregut, gati ndryshimet që pritet të rrisin tarifat për qytetarët dhe bizneset

16:23 - Qershor 17, 2026

Rënia e eksporteve të fasonit, ProExport Albania ngre alarmin: Po falimentojmë, duhet ndërhyrje nga qeveria!

13:13 - Qershor 17, 2026

Ndryshim i rregullave të operimit, Wizz Air paralajmëron heqjen e bazës nga Beogradi, mundësi për Shqipërinë

12:49 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter