Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Delina Ibrahimaj: Nis në 2026 programi kombëtar për përgatitjen e kompanive për BE

14:33 - Dhjetor 4, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi sot se biznesi shqiptar është aktori kryesor në arritjen e qëndrueshmërisë, rritjes ekonomike dhe integrimit të plotë të vendit në tregun e përbashkët europian. Duke folur në konferencën “Business 2030 – A Sustainable Future Made in Albania”, të organizuar nga UNDP Albania, Ambasada e Suedisë dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë dhe vendas, ajo theksoi se sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm kërkojnë angazhim të menjëhershëm dhe transformues nga të gjithë sektorët e ekonomisë.

Ibrahimaj u shpreh se për bizneset shqiptare, qëndrueshmëria nuk është më një nocion abstrakt, por një nevojë konkrete operative, që lidhet drejtpërdrejt me konkurrueshmërinë, eksportet dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian. Ajo nënvizoi se kjo qasje është pjesë e një rrugëtimi strategjik që synon të pozicionojë Shqipërinë në zinxhirët modernë të vlerës dhe prodhimit europian.

Sipas saj, qëndrueshmëria dhe inovacioni janë baza mbi të cilat duhet të ndërtohet identiteti ekonomik i Shqipërisë, duke ruajtur dhe zhvilluar asetet unike të vendit: traditat, mjeshtërinë artizanale, prodhimet autentike, kreativitetin e të rinjve dhe kulturën kombëtare. “Janë pikërisht këto vlera që duhet t’i mbrojmë dhe t’i bëjmë të konkurrueshme në tregjet globale”, u shpreh ministrja.

Duke ndalur te procesi i integrimit europian, Ibrahimaj rikujtoi se hapja e kapitujve të negociatave tregon qartë se standardet e BE-së nuk janë më thjesht kërkesa formale, por detyrime konkrete për institucionet, bizneset dhe shoqërinë. Zbatimi i ligjeve, harmonizimi me rregulloret europiane dhe transformimi i proceseve të biznesit janë, sipas saj, elementët themelorë të fazës në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ministrja njoftoi gjithashtu se në tremujorin e parë të vitit 2026 do të prezantohet një program gjithëpërfshirës kombëtar për përgatitjen e biznesit shqiptar për tregun e përbashkët europian. Ky program do të fokusohet në analizën sektoriale, modernizimin e proceseve prodhuese, rritjen e standardeve të cilësisë, dixhitalizimin dhe përgatitjen e të rinjve për nevojat e ekonomisë moderne.

Ibrahimaj theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe zbatimit të një plani pune të qartë dhe të detajuar mund të transformohen sfidat e sotme në avantazhe konkurruese për ekonominë shqiptare. Ajo vuri theksin te nevoja për angazhim të koordinuar midis qeverisë, institucioneve financiare, biznesit, organizatave ndërkombëtare dhe akademisë, duke e cilësuar këtë partneritet si bazën e suksesit drejt “Shqipërisë 2030”.

Konferenca “Business 2030 – A Sustainable Future Made in Albania” përfshin një seri panelesh dedikuar sektorëve kryesorë të ekonomisë, sfidave të financimit, transformimit të biznesit dhe angazhimit të rinisë në zhvillimin e qëndrueshëm. Qëllimi i saj është të nxisë një dialog të thelluar mbi tranzicionin e gjelbër, inovacionin dhe integrimin e Shqipërisë në ekonominë europiane të së ardhmes.

Ekofin Media
Ekofin Media
Business 2030 – A Sustainable Future Made in Albania delina ibrahimaj konferencën Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

gazetar_116:04 - Qershor 9, 20260

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur…

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:04 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

14:18 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

12:38 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter