Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Serbët ngrihen sërish në protesta, kërkojnë zgjedhje të reja

16:05 - Qershor 21, 2026

“Noticias del Vino”: Nga Riviera te Alpet, arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

13:57 - Qershor 21, 2026

Kuba miraton reforma ekonomike për të zgjeruar investimet private

12:53 - Qershor 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

47.5 milionë euro për inceneratorët inekzistentë të Elbasanit e Fierit, mbetjet e këtyre qarqeve do zhvendosen në Shkodër

09:31 - Nëntor 11, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në projektbuxhetin e vitit 2026, Qeveria ka parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh që do t’u shpërndahet bashkive në shkallë vendi për menaxhimin e mbetjeve urbane, përmes një transferte të pakushtëzuar sektoriale. Kjo është hera e parë që financimi për këtë qëllim specifik formalizohet si pjesë e mekanizmave fiskalë që mbështesin pushtetin vendor, duke synuar përmirësimin e sistemit të grumbullimit, transportit dhe trajtimit të mbetjeve në të gjitha zonat e menaxhimit. Gjithçka ndodh pasi vendi ka vuajtur me menaxhimin e mbetjeve, edhe pse për to janë shpenzuar miliona euro si ato që shkuan për inceneratorët që nuk u ndërtuan asnjëherë.

Fonde të dedikuara sipas zonave të menaxhimit të mbetjeve

Sipas Aneksit 8 të projektbuxhetit 2026, ndarja e fondeve është bërë në bazë të sasisë vjetore të mbetjeve që prodhojnë njësitë vendore; dhe kostove shtesë të transportit drejt pikave fundore të grumbullimit dhe përpunimit.

Kjo ndarje mbështet implementimin e zonave të menaxhimit të mbetjeve të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit, ku disa bashki duhet t’i transportojnë mbetjet në qendra rajonale për trajtim.

Konkretisht: Bashkitë Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Lezhë dhe Kurbin do të financohen për transportin e mbetjeve drejt zonës së menaxhimit Shkodër.

Bashkitë Krujë, Durrës, Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë do të kontribuojnë në zonën e menaxhimit Tiranë.

Bashkitë Librazhd, Elbasan, Rrogozhinë, Peqin, Cërrik, Belsh, Prrenjas dhe Gramsh do të drejtojnë mbetjet drejt zonës Shkodër.

Po ashtu, bashkitë e Fierit, Lushnjës, Roskovecit, Patosit, Divjakës dhe Mallakastrës do t’i dërgojnë mbetjet në zonën e menaxhimit në Shkodër.

Në këto dy raste nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë lapsus, apo qeveria ja “groposur” zyrtarisht inceneratorët që nuk u ndërtuan kurrë, duke transferuar mbetjet e këtyre bashkive në Shkodër.

Gjithashtu bashkitë Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Libohovë dhe Dropull, do të financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Gjirokastër.

Bashkitë Pogradec, Korçë, Kolonjë, Maliq, Devoll dhe Pustec, financohen për transportin e mbetjeve urbane në zonën e menaxhimit të mbetjeve Korçë.

Nga pagesat për inceneratorët te menaxhimi rajonal

Ky ndryshim tregon një ndryshim qasjeje të qeverisë, pas disa viteve ku buxheti i shtetit mbulonte pagesa të konsiderueshme për kontratat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, të cilët megjithatë nuk u përfunduan dhe nuk hynë kurrë në funksion. Në mungesë të tyre, projektbuxheti 2026 parashikon që mbetjet e bashkive përkatëse të transportohen në qendra alternative rajonale.

Në të njëjtën kohë, ndarja e re sipas zonave të menaxhimit tregon riformatimin e strategjisë kombëtare për trajtimin e mbetjeve urbane, që synon shmangien e modeleve të dështuara dhe orientimin drejt zgjidhjeve funksionale rajonale.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të analizuara nga ekofin.al, për periudhën nga viti 2019-2022 buxheti i shtetit ka paguar 2.9 miliardë lekë për inceneratorin inekzistent të Fierit dhe 1.85 miliardë lekë nga viti 2018-2021 për inceneratorin inekzistent të Elbasanit. Praktikisht 4.75 miliardë lekë nga buxheti janë paguar ndër vite për dy vepra që sot nuk ekzistojnë. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkitë elbasan fier inceneratori menaxhimi i mbetjeve ministria e financave
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

17:58 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: 47.5 milionë euro për inceneratorë “fantazmë”, mbetjet e Elbasanit dhe Fierit do zhvendosen në Shkodër - GAZETA STANDARD

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

gazetar_217:58 - Qershor 20, 20260

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se po vijon procesi i faljes automatike të detyrimeve…

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

08:55 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

07:43 - Qershor 20, 2026

Indeksi i Altax, mirëqënia është rritur në dekadën e fundit, por janë thelluar pabarazitë

07:10 - Qershor 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:58 - Qershor 20, 2026

Falja automatike e gjobave, Tatimet njoftojnë se sot përfituan 10,593 tatimpagues për shumën 2.1 milionë euro

08:55 - Qershor 20, 2026

Hendeku fiskal mes bashkive, Himara arrin 212 mijë lekë për banor në 2025

07:43 - Qershor 20, 2026

13 kërkesa për mbrojtje të prokurorëve në 2025, vetëm një u refuzua

Serbët ngrihen sërish në protesta, kërkojnë zgjedhje të reja

16:05 - Qershor 21, 2026

“Noticias del Vino”: Nga Riviera te Alpet, arsyet pse Shqipëria po bëhet destinacioni më i lakmuar i Evropës

13:57 - Qershor 21, 2026

Kuba miraton reforma ekonomike për të zgjeruar investimet private

12:53 - Qershor 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter