Në vijim të zbatimit të “Paketës së Maleve” dhe takimit të zhvilluar mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarëve të bashkive për programin e zhvillimit të zonave malore, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimet e para për shpalljen e disa zonave me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore. Këto vendime synojnë të nxisin aktivitetet ekonomike, industriale dhe turistike në territore që përbëjnë potencial të rëndësishëm natyror e kulturor, duke u dhënë prioritet investimeve dhe infrastrukturës në këto zona.
Bashkia Belsh
Në këtë bashki janë shpallur Zona nr.1, njësia administrative Belsh, fshati Qafshkallë, me sipërfaqe 126.4 (njëqind e njëzet e gjashtë pikë katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.2, njësia administrative Belsh, fshati Gradishtë, me sipërfaqe 1.49 (një pikë dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.3, njësia administrative Belsh, fshati Seferan-Hysë, me sipërfaqe 68 (gjashtëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.4, njësia administrative Rrasë, fshati Shegas, me sipërfaqe 69.8 (gjashtëdhjetë e nëntë pikë tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.5, njësia administrative Fierzë, fshati Fierzë, me sipërfaqe 143.9 (njëqind e dyzet e tre pikë nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.
Bashkia Elbasan
Në këtë bashki janë Zona nr.1, njësia administrative Funar, me sipërfaqe 1 439.89 (një mijë e katërqind e tridhjetë e nëntë presje tetëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.2, njësia administrative Gjinar, me sipërfaqe 1 047.74 (një mijë e dyzet e shtatë presje shtatëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.3, njësia administrative Tregan, me sipërfaqe 398.1 (treqind e nëntëdhjetë e tetë pikë një) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
Zona nr.4, njësia administrative Shushicë, me sipërfaqe 705.96 (shtatëqind e pesë presje nëntëdhjetë e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.
Bashkia Përmet
Zona nr.1, njësia administrative Çarçovë, fshatrat Kanikol dhe Draçovë, me sipërfaqe 2.04 (dy pikë zero katër) km², sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.
Bashkia Skrapar
Zona zhvillimore nr.1, Helmës-Staraveckë, njësia administrative Potom, me sipërfaqe 258 (dyqind e pesëdhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto.
Aktivitetet që do të zhvillohen në zonat e shpallura
Në të gjitha këto zona, të përcaktuara në hartat treguese sipas sistemit KRRGJSH, do të zhvillohen aktivitete: ë zhvillimit ekonomik, me synim nxitjen e investimeve lokale, përpunimin e produkteve bujqësore e blegtorale dhe krijimin e vendeve të reja të punës; të zhvillimit industrial, për të përfshirë prodhime artizanale, agroindustriale dhe energji të rinovueshme; të zhvillimit turistik, duke promovuar turizmin malor, ekologjik e kulturor në përputhje me potencialet natyrore dhe trashëgiminë lokale.
Për zbatimin e vendimeve janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe bashkitë përkatëse.
Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./ekofin.al

