Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, përcaktohen më qartë rastet e vetëpunësimit real dhe shmangies tatimore

10:13 - Tetor 23, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria pritet të miratojë ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që lidhen me mënyrën e trajtimit tatimor të të ardhurave nga punësimi dhe vetëpunësimi, duke synuar të qartësojë rastet kur një individ i vetëpunësuar konsiderohet realisht si i tillë dhe kur të ardhurat e tij trajtohen si të ardhura nga punësimi i zakonshëm.

Kufijtë midis punësimit dhe vetëpunësimit

Sipas parashikimi të ligjit aktual, të ardhurat nga punësimi përfshijnë pagat, shpërblimet dhe përfitimet që burojnë nga çdo marrëdhënie pune apo marrëdhënie e ngjashme me të, përfshirë rastet kur punonjësi është i huazuar apo i transferuar. Po ashtu, përfshihen shpërblimet e drejtorëve, anëtarëve të bordeve, menaxherëve dhe ortakëve që kryejnë punë për shoqërinë e tyre.

Një pjesë e rëndësishme e nenit u referohet individëve të vetëpunësuar, të cilët deri më tani konsideroheshin se realizonin të ardhura nga punësimi nëse: 80% ose më shumë e të ardhurave vinin nga një klient i vetëm; ose 90% ose më shumë e të ardhurave totale vinin nga më pak se tre klientë. Megjithatë, ky parashikim  nuk zbatohet nëse individi i vetëpunësuar ofron shërbime vetëm për persona jorezidentë në Republikën e Shqipërisë apo vetëm për entitete që nuk kanë një seli të përhershme në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast, i vetëpunësuari konsiderohet se realizon të ardhura nga biznesi.

Me shtesën e re që pritet të miratohet : “Ky rregull nuk zbatohet nëse individi i vetëpunësuar, pavarësisht të ardhurave të përfituara sipas përcaktimeve të shkronjës ç), pika i, ii, deklaron në drejtorinë tatimore rajonale ku është i regjistruar se është në kushtet e ushtrimit të një aktiviteti biznesor dhe jo në një situatë të shmangies tatimore.

Kriteret për të përcaktuar nëse individi i vetëpunësuar është apo jo në situatë shmangie lidhen, por pa u kufizuar, me: llojin e shërbimit dhe natyrën e marrëdhënies së punës, sjelljen e të vetëpunësuarit në ambientin e punës, kontrollin mbi produktin e punës dhe faktorët e gjenerimit të tij, të cilat vetëdeklarohen nga i vetëpunësuari në Deklaratën e Statusit të të Vetëpunësuarit së bashku me Deklaratën e Tatimit mbi të Ardhurat Personale nga Biznesi.

Në rast se gjatë verifikimeve apo kontrolleve të administratës tatimore konstatohet që tatimpaguesi ofron shërbimet në kushte të ngjashme me punëmarrësit, të ardhurat e individit të vetëpunësuar për këto shërbime konsiderohen si të ardhura nga punësimi.”

Kjo do të thotë se, edhe nëse një individ fiton pjesën më të madhe të të ardhurave nga një ose pak klientë, ai mund të konsiderohet i vetëpunësuar real nëse deklaron se ushtron aktivitet biznesi të pavarur dhe nuk maskon një marrëdhënie pune për të shmangur tatimin.

Deklarata për statusin e të vetëpunësuarit

Ligji parashikon që individët që vetëdeklarohen si të vetëpunësuar duhet të plotësojnë Deklaratën e Statusit të të Vetëpunësuarit”, e cila dorëzohet bashkë me deklaratën e tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.

Nëse gjatë kontrolleve tatimore konstatohet se individi i vetëpunësuar ofron shërbime në kushte të ngjashme me punëmarrësit, atëherë të ardhurat e tij do të trajtohen si të ardhura nga punësimi, dhe mbi to do të aplikohen tatimet, kontributet dhe detyrimet e zakonshme të punësimit.

Ky ndryshim i jep administratës tatimore më shumë kompetenca për të dalluar rastet e shmangies tatimore, sidomos në sektorët ku përdoret vetëpunësimi për të reduktuar barrën fiskale – si në fushat e IT-së, shërbimeve profesionale dhe konsulencës. /ekofin.al

 

 

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
Deklaratën e Statusit të të Vetëpunësuarit persona jorezidentë shmangies tatimore. tatimi mbi të ardhurat të vetëpunësuar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter