Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

NAREA dhe CEPI: Strehimi po bëhet i papërballueshëm në të gjithë Evropën

23:01 - Gusht 5, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Përballueshmëria e strehimit mbetet një sfidë madhore në gjithë Evropën, teksa rritja e çmimeve të banesave, oferta e pamjaftueshme dhe politikat e fragmentuara po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë për qytetarët, veçanërisht ata me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të gjejnë një strehë të përballueshme dhe të qëndrueshme.

Në dokumentin “Mbi strehimin e përballueshëm”, publikuar nga CEPI, organizatë që përfaqëson 35 shoqata kombëtare të pasurive të paluajtshme, përfshirë edhe NAREA-n shqiptare, shkaqet e krizës janë komplekse: që nga kostot e larta të ndërtimit dhe mungesa e tokës për zhvillim, deri te politikat tatimore shtrënguese dhe rregulloret burokratike që ngadalësojnë ndërtimin.

Në shumë vende evropiane, urbanizimi dhe migrimi i brendshëm kanë rritur presionin mbi qytetet, duke e bërë të pamundur për shumë qytetarë të përballojnë çmimet e tregut.

Për zhvilluesit dhe ndërtuesit, pengesat financiare dhe kushtet e rrepta të huadhënies mbeten sfida të pakalueshme, ndërkohë që për blerësit e shtëpisë së parë dhe familjet e reja, pronësia e banesës po bëhet një ëndërr e paarritshme. Në shumë qytete, mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove të ndërtimit dhe kërkesat gjithnjë e më të larta për ndërtim të qëndrueshëm kanë ngadalësuar ndjeshëm ritmin e ofrimit të banesave të reja në treg.

Një tjetër aspekt shqetësues është kriza në tregun e qirave. Në zonat urbane, ku kërkesa për prona me qira është e lartë, oferta nuk po arrin të ndjekë ritmin. Politikat tatimore, kontrollet e qirasë dhe mungesa e stimujve për investime kanë bërë që shumë pronarë të tërhiqen nga tregu i qirave. Kjo ka sjellë një përkeqësim të përballueshmërisë, veçanërisht për punonjësit e sektorëve kyç të shërbimeve.

Rekomandimet e CEPI-t: Zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim i gjerë

Për të adresuar këtë krizë të përhapur, CEPI bën thirrje për një reagim të koordinuar në nivel evropian dhe kombëtar. Rekomandimet përfshijnë thjeshtimin i proceseve të ndërtimit, digjitalizimin e aplikimeve për leje ndërtimi, reduktimi i burokracisë dhe krijimi i procedurave të përshpejtuara për projekte publike -private janë thelbësore për të rritur ofertën.

Po kështu reduktimi i taksave mbi transaksionet dhe nxitja e investimeve përmes politikave të balancuara tatimore mund të stimulojnë ndërtimin dhe ofrimin e banesave të reja.

Në vend të kontrolleve të forta të qirasë, CEPI rekomandon Programe të Asistencës së synuar dhe lehtësime për investitorët që ndërtojnë me qëllim dhënien me qira.

Qeveritë duhet të rrisin aksesin në tokë për zhvillim dhe të investojnë në rrjete transporti, ujësjellës dhe energji për të mundësuar projekte të reja banimi.

Një tjetër aspket ka të bëjë me trajnimin e fuqisë punëtore, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është një pengesë e rëndësishme. Investimet në trajnime profesionale dhe tërheqja e fuqisë punëtore duhet të jenë prioritet.

Jo më pak i rëndësishëm mbetet harmonizimi i politikave me objektivat e BE-së për zhvillim të qëndrueshëm, kohezion social dhe mbrojtje të mjedisit, përfshirë edhe përdorimi i instrumenteve të BE-së, si EIB, ERDF dhe ESIF, për të financuar ndërtimin e banesave në zonat me mungesa të theksuara.

CEPI dhe anëtarët e saj nënvizojnë se vetëm një qasje gjithëpërfshirëse, me dialog të hapur dhe bashkëpunim të ngushtë midis autoriteteve publike dhe sektorit privat, mund të sjellë ndryshime të qëndrueshme në tregun e strehimit./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
cepi çmimet inflacioni NAREA studimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

gazetar_116:16 - Qershor 4, 20260

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën,…

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter