Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Qeveria do të krijojë shoqëri shtetërore për transportin, do të ofrojë vetë shërbime dhe do të monitorojë e licencojë të tjerat

09:00 - Korrik 28, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria vendos të hyjë direkt në një tjetër sektor të rëndësishëm, atë të transportit, duke krijuar një shoqëri aksionare shtetërore të dedikuar për organizimin dhe operimin e transportit publik rrugor, por edhe monitorimin e licencimin kur ai kryhet nga operatorë të tjerë. Me një kapital fillestar prej 10 milionë lekësh dhe pronësi 100% shtetërore, ndërmarrja e re do të mbajë emrin MobAl sh.a dhe do të jetë nën administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar burimeve të Ekofin.al nga Ministria e Infrastrukturës vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e rradhës të qeverisë dhe përcakton se MobAl sh.a do të ketë si objekt veprimtarie nga transporti publik rrugor i udhëtarëve përfshirë edhe për destinacionet turistike, te transporti i nxënësve dhe punonjësve arsimorë, i cili do të fillojë në shtator 2026, bazuar në një angazhim të qeverisë, e deri tek sistemet e karikimit për mjetet elektrike dhe biletimin elektronik, etj.

Por, shoqëria nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër kompetenca, përfshirë edhe organizimin, licencimin dhe monitorimin e shërbimeve të transportit publik sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, do të zhvillojë dhe menaxhojë sisteme digjitale dhe aplikacione për mbikëqyrjen dhe informimin në kohë reale mbi shërbimet e transportit.

MoBal sh.a mund të ofrojë shërbime të tjera shtesë për subjekte publike dhe private, në përputhje me qëllimin e krijimit, fushën e veprimtarisë dhe statutin e saj, thuhet në projektvendimin që disponon ekofin.al.

Nga të gjitha këto, pra nga shërbimet që do të ofrojë vetë, si edhe tarifat vjetore që do t’u vjelë shoqërive që kryejnë shërbime të transportit publik rrugor, MobAl do të gjenerojë të ardhura për të funksionuar.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi për krijimin e kapitalit fillestar të shoqërisë, në vlerën 10 milionë lekë, përballohen nga buxheti i miratuar i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2025 në programin “Transporti rrugor’’. /ekofin.al 

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
ministria e infrastrukturës dhe energjisë MobAI shërbime transporti Shoqëri aksionare transporti rrugor
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Qeveria do të krijojë shoqëri shtetërore për transportin, do të ofrojë vetë shërbime dhe do të monitorojë e licencojë të tjerat - Gazeta Bulevard

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

gazetar_110:10 - Qershor 19, 20260

Bordi i Transparencës nuk do të jetë më në funksion, njoftoi ministrja e Ekonomisë, Delina…

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

07:44 - Qershor 19, 2026

AirGuide: Plazhet e Sarandës arratisja më e mirë bregdetare e Evropës

07:43 - Qershor 19, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:10 - Qershor 19, 2026

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

09:59 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

07:44 - Qershor 19, 2026

Pagesat me POS/POI në sektorin e shërbimeve, Shoqata e Turizmit kërkon përfshirjen e bakshishit elektronik

Stabilizohet çmimi i naftës në bursë, qeveria ndërpret funksionimin e Bordit të Transparencës

10:10 - Qershor 19, 2026

Media gjermane: Nga Ksamili në Vjosë, Shqipëria magjeps turistët e huaj

09:59 - Qershor 19, 2026

Rrezik “afër zeros” për të vdekur nga kanceri i qafës së mitrës pas vaksinës kundër HPV-së

07:45 - Qershor 19, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter