Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Fluturime direkte edhe me Jordaninë, linjë charter Tiranë-Amman me “Jordan Aviation”

14:33 - Korrik 9, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tirana International Airport (TIA) vijon të zgjerojë rolin e tij si një nyjë kyçe lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke kontribuar jo vetëm në lehtësimin e lëvizjes së pasagjerëve, por edhe në forcimin e pozitës së Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje. Sot, TIA mirëpriti fluturimin e parë të kompanisë ajrore “Jordan Aviation” nga Amani, duke shënuar hapjen e një linje të re ajrore mes Jordanisë dhe Shqipërisë.

Kjo lidhje direkte krijon një urë të re udhëtimi për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të eksplorojnë Jordaninë dhe Lindjen e Mesme, ndërsa njëkohësisht i ofron turistëve jordanezë mundësinë për të zbuluar bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare. Nisja e kësaj linje reflekton përkushtimin e TIA-s dhe institucioneve partnere për të zgjeruar hartën ndërkombëtare të udhëtimeve nga dhe drejt Shqipërisë.

“Kjo linjë është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe përkushtimi të vazhdueshëm nga ekipet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Jordan Aviation,” – u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. “Ajo i përgjigjet kërkesës në rritje për tregje të reja dhe forcon rolin e TIA-s si një urë lidhëse mes Evropës dhe Lindjes së Mesme.”

Hamzeh Alkhashman, zëvendës CFO i Jordan Aviation, shtoi: “Hapja e fluturimeve drejt Tiranës është një zhvillim me rëndësi për kompaninë tonë. Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në një zgjedhje të preferuar për udhëtarët jordanezë, dhe ne besojmë se kjo linjë do të japë rezultate pozitive për të dy vendet.”

Gjatë vitit 2025, TIA ka qenë dëshmitar i një serie zgjerimesh të ndjeshme në rrjetin ajror. Kompani të njohura ndërkombëtare kanë nisur ose njoftuar linja të reja direkte, duke përfshirë destinacione si Lisbonë (easyJet), Barcelonë (Vueling), Gjenevë (Air Albania), Riga, Tallinn dhe Vilnius (airBaltic), Tel Aviv (Sundor), Varshavë dhe Lamezia (Ryanair). Këto linja jo vetëm rrisin larmishmërinë e destinacioneve për pasagjerët shqiptarë, por e pozicionojnë më fort Shqipërinë në hartën turistike dhe ekonomike të Europës.

Gjithashtu, në tetor 2025, kompania Wizz Air do të nisë operimin e tre linjave të reja direkte nga Tirana drejt Malagës (Spanjë), Larnakës (Qipro) dhe Maltës, duke e çuar në 53 numrin total të destinacioneve që ofron kjo kompani nga TIA. Ky zhvillim përkon me përvjetorin e pestë të operimit të Wizz Air në Shqipëri dhe përforcon angazhimin e saj për të mbështetur rritjen e aksesueshmërisë ndërkombëtare të vendit tonë. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Jordani Linjë e re ajrore shqipëri Tirana International Airport
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

gazetar_115:31 - Qershor 22, 20260

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea…

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:31 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

13:12 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter