Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën me 43,4% në vitin 2024

13:10 - Qershor 30, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqiptarët kanë vërshuar masivisht jashtë vendit në vitin 2024 dhe kryesisht për pushime. Muajt e verës, si edhe dhjetori kanë patur edhe flukset më të larta të udhëtimeve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instat, në vitin 2024, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë), të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 4.426.074. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,9 % të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,1 % të tyre.

Muajt me numrin më të lartë të udhëtimeve janë gushti, me 13,9 %, dhjetori me 13,7 %, korriku me 11,5 % dhe qershori me 9,4 %.

Në Shqipëri janë shënuar 3 milionë udhëtime për qëllime personale, ndërsa për qëllime biznesi 0,05 milionë.

“Pushime dhe kohë e lirë” përbën qëllimin më kryesor të udhëtimeve të kryera si në Shqipëri (54,1%) ashtu dhe jashtë saj (47,2%).

Udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë, kanë shënuar një rritje të konsiderueshme me 43,4%, krahasuar me vitin 2023.

Në vitin 2024, akomodimi në “Hotel” shënon një rritje me rreth 8,4%, krahasuar me udhëtimet e kryera në vitin 2023. Rritja më e lartë është regjistruar në transportin ajror me rreth 8,8%.

Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera (në Shqipëri dhe jashtë saj) është 4,2 netë. Vlerat më të larta të shumës së netëve të qëndrimit (në milionë) janë regjistruar në muajt Gusht, Korrik, Dhjetor dhe Qershor. Në 2024, udhëtimet e kryera brenda dhe jashtë Shqipërisë për “Pushime dhe kohë e lirë” zënë peshën më të madhe, ndjekur nga udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq”.

Në vitin 2024, destinacionet më të preferuara për udhëtime për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet: Tiranë (15,4 %), Vlorë (12,3 %), Korçë (10,9 %), Durrës (8,6 %) dhe jashtë saj Itali (8,6 %) Greqi (7,4 %), Gjermani (3,8 %) dhe shtete të tjera. /ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
instat jashtë vendit shqipëri të dhënat udhëtimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

gazetar_116:16 - Qershor 4, 20260

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën,…

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:16 - Qershor 4, 2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

16:16 - Qershor 4, 2026

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter