Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pushime në plazhe, “Telegraph” përfshin Shqipërinë në 10 më të mirët në Evropë

08:36 - Qershor 28, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh.

Algarve apo Shqipëria? Majorka apo Mali i Zi? Shmangni vendet e populluara me turistë dhe drejtohuni drejt këtyre destinacioneve mahnitëse dhe sekrete bregdetare, shkruan Elise Morton në një artikull të botuar në “Telegraph”.

Nga kishat bizantine të Ohrit deri te rrugët e zhurmshme të qytetit të vjetër të Sozopolit, Evropa Lindore është plot me destinacione që ndërthurin bukurinë natyrore me kulturën. Për më tepër, ajo është gjithashtu shtëpia e vendpushimeve mahnitëse bregdetare me më pak turma se vendet homologe në Mesdhe.

Aksesi në këto plazhe magjepsëse po bëhet gjithnjë e më i lehtë, rreth 1,500 fluturime direkte nisen nga aeroportet e Britanisë së Madhe, çdo javë për në Evropën Lindore, sipas të dhënave të OAG, me linja ajrore me kosto të ulët. Pushimet në plazh janë të përshtatshme për një fundjavë të gjatë ose një aventurë. Nga deti në liqen, nga lumi në ujëvarë, këto vende ofrojnë pushimet më të mira në plazh në Evropën Lindore.

Ishujt e Ksamilit, Shqipëri

Perla e veçantë në detin Jon ndodhet në qytetin bregdetar të Sarandës, në jug të Shqipërisë. Katër ishujt idilikë të Ksamilit janë një parajsë e zbukuruar me rërë të bardhë që kryesisht i kanë shpëtuar vëmendjes së plazhistëve ndërkombëtarë.

Ata janë të arritshëm vetëm me një udhëtim 30-minutësh me varkë ose me not nëse keni nevojë “të digjni” byrekun e shijshëm të mbushur me djathë. Shumica e vizitorëve zgjedhin të qëndrojnë në fshatin e afërt të Ksamilit dhe të shfrytëzojnë rastin për të vizituar Butrintin, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, një park kombëtar dhe qytet i lashtë me rrënoja që datojnë që nga shekulli VII para Krishtit.

Liqeni i Ohrit

Nuk ka vijë bregdetare? Asnjë problem. Të paktën, kjo është përshtypja që do të merrni nga një udhëtim në qytetin e Ohrit pa dalje në det. Liqeni i Ohrit me të njëjtin emër, që shtrihet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga liqenet më të vjetra e më të thella të Evropës, si dhe një destinacion joshës për pushime buzë bregut.

Pasi të shijoni notin në ujërat e ëmbëla ndoshta të shoqëruar nga mjellmat elegante vendase, ecni në shëtitoren dhe rrugët me kalldrëm të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, përpara se të vizitoni Kishën e Shën Gjonit, në Kaneo. Këtu do të shijoni një pamje të liqenit që shpesh është krahasuar me Ishujt Galapagos, të Spanjës falë biodiversitetit të tij ndërsa shijoni historinë dhe arkitekturën fetare bizantine.

Dhërmi, Shqipëri

Ndërroni Rivierën Franceze me atë Shqiptare me një pushim në plazhin e Dhërmiut shpesh i përmendur si më i miri i vendit. Këtu, guralecët e bardhë rrezatues përshkohen nga ujërat bruz te detit Jon dhe mbështeten nga Malet e Vetëtimës. Ju mund të shijoni ushqime deti të freskëta dhe sallata plot shije. Ndërsa jeni duke ecur në shëtitoren dhe në kodrën e fshatit të vjetër të Dhërmiut, ju do të mahniteni me peizazhin unik. Për një plazh më të qetë dhe për të shijuar bukurinë e egër shqiptare, shkoni më në jug drejt Plazhit të Gjipesë.

Liqeni i Shkodrës

Liqeni më i madh i Evropës Jugore dhe një rezervat natyror i mbrojtur, Liqeni i Shkodrës rrethohet nga male dramatike karstike të cilat ngrihen mbi ligatina të gjera, manastire dhe xhami historike, ishuj dhe gjire të fshehura. Për një pushim sa më relaksues, ju mund të kombinoni aktivitete të njohura si kajaku, degustacioni i verës dhe vëzhgimi i zogjve.

“Telegraph” rendit 10 destinacionet më të mira për pushime në plazh që rivalizojnë vendet e mëdha të Evropës:

1. Ishujt e Ksamilit, Shqipëri

2. Ujëvarat e Kravicës, Bosnjë-Hercegovinë

3. Liqeni i Ohrit, Shqipëri/Maqedonia e Veriut

4. Liqeni Balaton, Hungari

5. Dhërmi, Shqipëri

6. Plazhi Jaz, Mali i Zi

7. Jurmala, Letoni

8. Sozopol, Bullgari

9. Liqeni Shkodrës, Shqipëri/Mali i Zi

10. Krynica Morska, Poloni

 

Ekofin Media
Ekofin Media
evropa gjipe Ksamili turizëm
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter