Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Buxheti me “huqin e vjetër”, edhe në vit zgjedhor vetëm 9% e shpenzimeve kapitale u realizuan deri në fundprill

14:51 - Maj 20, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Edhe pse në një vit zgjedhor dhe në muajin para zgjedhjeve, përsëri buxheti nuk ka arritur të tejkalojë “traditën” e viteve të fundit, ku të ardhurat performojnë përgjithësisht mirë, por ato nuk shpenzohen, sidomos sa i përket shpenzimeve kapitale, që janë investimet. Referuar shifrave të Ministrisë së Financave, në fund të muajin prill janë realizuar vetëm 9% e shpenzimeve kapitale të parashikuara. As zgjedhjet e 11 majit nuk arritën ra thyejnë këtë tendencë mos shpenzuese të buxhetit, ku pastaj mbi 50% e tij shpenzohet në dhjetor.

Gjjthashtu vijon të jetë në mosrealizim tatim-fitimi, por ky zë është kompensuar në të ardhurat e përgjithshme në taksat e tjera që kanë performuar mirë në 4 muajt e parë.

Njoftimi i Financave 

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar – Prill 2025 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve.

Të ardhurat totale për 4 mujorin e parë të vitit 2025 arritën në rreth 246.45 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 4 mujorin e parë 2025, arritën në rreth 207.87miliardë lekë.

Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për Janar – Prill 2025:
Të ardhurat totale, për periudhën Janar – Prill 2025, arritën në rreth 246.45 miliardë lekë, një realizim në masën 100.3 % të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, u mblodhën rreth 14.45 miliardë lekë më shumë ose 6.2 % më shumë. Në terma vjetorë, të ardhurat totale për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 32.6 përqind të planit vjetor.

Të ardhurat e arkëtuara nga Tatimet dhe Doganat pa kontributet, për periudhën Janar – Prill 2025, janë në shumën 163.9 miliardë lekë,1.5 miliardë lekë ose 0.9% më shumë se plani i periudhës. Krahasuar me periudhën Janar–Prill të vitit 2024, janë mbledhur 16.6 miliardë lekë ose 11.3% më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) për periudhën Janar – Prill 2025 u realizuan në vlerën 72.4 miliardë lekë, 3.5 miliardë lekë ose 5.1% më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga TVSH në import, për periudhën Janar – Prill 2025, janë 48.8 miliardë lekë, 1.4 miliardë lekë ose 3% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të ardhurat nga akciza, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në masën 20 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 12.7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024, si dhe realizim 1.1 miliardë lekë ose 6% më shumë se plani i akcizës për periudhën Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar – Prill 2025, janë realizuar në vlerën 786 milionë lekë, në masën 83.4 % kundrejt planit të periudhës Janar – Prill 2025.

Të ardhurat nga taksat doganore, për periudhën Janar – Prill 2025, janë arkëtuar në vlerën 2.8 miliardë lekë, 52 milionë lekë ose 1.9% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024, si dhe realizim në masën 89.7% kundrejt planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 91.5 miliardë lekë, 13.1 miliardë lekë ose 16.7% më shumë se Janar – Prill 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 3.2 miliardë lekë ose 3.6% më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 25.5 miliardë lekë, 5.9 miliardë lekë ose 29.9% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, dhe me realizim 2.1 miliardë lekë ose 8.9% më shumë se plani i periudhës. Rimbursimet për periudhën Janar – Prill 2025 janë 5.4 miliardë lekë.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitiminu realizuan në masën 24.5 miliardë lekë.

Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 27.2 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë ose 29.2% më shumë se periudha Janar – Prill 2024, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 14.6% më shumë se plani i periudhës Janar – Prill 2025.

Taksat nacionale, për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 14.3 miliardë lekë, 1.1 miliardë lekë ose 8.3% më shumë se Janar – Prilli i vitit 2024.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, ISSH dhe FSDKSH për periudhën Janar – Prill 2025, u realizuan në masën 59.3 miliardë lekë, 6.3 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se periudha e vitit 2024, si dhe realizim në masën 103.4% të planit të periudhës.

Shpenzimet:
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 4 mujore të vitit 2025, arritën në rreth 207.87 miliardë lekë me një realizim në masën 94.3 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024 ky zë ka rezultuar 11.5 përqind më i lartë ose rreth 21.49 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 4 mujorin e vitit 2025 u realizuan në masën 25.2 përqind të planit vjetor.

Shpenzimet korente për periudhën 4 mujore të vitit 2025 rezultuan në rreth 193.02 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 13.1 përqind më i lartë ose rreth 22.4 miliardë lekë më shumë.

Ekofin Media
Ekofin Media
buxheti ministria e financave shpenzime të ardhura
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter