Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Gjendja e mjerueshme e burgjeve, Avokati i Popullit kërkon mbylljen e disave prej tyre

21:25 - Maj 13, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Infrastruktura e amortizuar, kushtet çnjerëzore e trajtimi denigrues në institucionet e privimit të lirisë ka bërë që Avokati i Popullit nëpërmjet Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues (MKPT) të rekomandojë mbylljen e disa IEPV-ve në vend.

Sipas raportit të vitit 2024, Avokati i Popullit ka kryer 82 inspektime periodike, kontrolle me tematikë të veçantë, të cilat janë shoqëruar me 85 rekomandime.

Mangësi janë evidentuar në çdo institucion, ndërkohë që në disa prej tyre, situata mund të kategorizohet si trajtim degradues. Avokati i Popullit i ka rekomanduar Ministrit të Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mbylljen e IEVP ‘Kosovë Lushnjë’ dhe IEVP Kukës dhe sistemimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve respektivë, në një institucion alternativ të vuajtjes së dënimit. Po kështu është kërkuar në në mënyrë të përsëritur mbyllja e IEVP 325 ‘Ali Demi’.

Infrastruktura e ndërtimit të godinave të banimit dhe ambienteve të përbashkëta, vazhdojnë të paraqesin probleme të amortizimit, lagështirës, furnizimit me ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit, sigurimit të ndriçimit natyral dhe të ajrosjes së plotë të qelive, pranisë së insekteve, kushteve jashtë standardeve të tualeteve, kuzhinave, dusheve, ambienteve të ajrimit, dhomave të izolimit, etj.

Institucionet me problematika thelbësore infrastrukturore vazhdojnë të paraqiten IEVP Durrës, IEVP ‘302’ Tiranë, IEVP Rrogozhinë, IEVP Tepelenë, IEVP Burrel, IEVP Kukës, IEVP Lushnje, IEVP ‘313’ Tiranë, IEVP Fushë- Krujë.

Pothuajse në të gjitha IEVP-të ku ishin të instaluara sistemet e ngrohjes, nuk funksiononin, si rezultat i defekteve teknike, ose të mungesës së karburantit. Në shumicën e rasteve të dënuarve/paraburgosurve nuk iu sigurohej ngrohja sipas parashikimeve ligjore.

Mbipopullim në sektorët e paraburgimeve dhe mungesa e kushteve bazike

Sipas raportit edhe pse me një ulje ulje përgjatë vitit 2024, sektorët e paraburgimeve në disa nga IEVP-të vijojnë të ketë mbipopullim si në, IEVP ‘Fushë-Krujë’, IEVP ‘302’ Tiranë, IEVP ‘313’ Tiranë, IEVP ‘Shën Koll’ Lezhë, IEVP Durrës, etj. Gjatë vizitave, grupet e inspektimit kanë gjetur raste ku 4 deri në 6 persona akomodohen në një qeli, duke mos respektuar standardin 4 m2 për çdo të burgosur.

Mungesa e cilësisë dhe larmishmërisë së ushqimit vazhdon të mbetet problem shqetësues, thuajse në të gjitha IEVP-të.

Po kështu është shqetësuese mungesa e furnizimit me produktet bazë të higjienës personale (pastë dhëmbësh, furçë dhëmbësh, shampo, etj., si dhe të detergjenteve të nevojshme për të pastruar qelitë.

Në shumicën u IEVP-ve u konstatua mungesa në uniforma dhe doreza gjatë shpërndarjes së ushqimit të privuarve nga liria.

Nga inspektimi është konstatuar gjithashtu mungesa e mobilimit bazik dhe për këtë shkak  veshjet personale mbaheshin nga të dënuarit/paraburgosurit në qese plastike, ose në thasë, kryesisht poshtë shtretërve.

Mungesa e aktiviteteve sociale

Nga të dhënat e administruara, përgjatë inspektimeve, rezulton se aktualisht nga 4,447 persona të privuar nga liria në sistemin penitenciar, vetëm 164 të burgosur kanë marrë pjesë në kurset profesionale. Kjo shifër përbën 3.7% të numrit të përgjithshëm të tyre.

Më konkretisht, në 8 (tetë) IEVP (IEVP ‘Jordan Misja’ Tiranë, IEVP Burrel, IEVP Tepelenë, IEVP ‘Mine Peza’ Tiranë, IEVP Kukës, IEVP Rrogozhinë, IEVP Pojskë dhe IEVP Lushnje) nuk zhvilloheshin kurset profesionale për arsye të mungesës infrastrukturës, si dhe mungesës së bashkëpunimit nga qendrat profesionale.

Nga ana tjetër, mangësitë në ofrimin e mundësive për aktivitete social-kulturore për të burgosurit, luajnë një rol thelbësor në mosriintegrimin e tyre./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
burgjet kushte bazike te burgosurit trajtimi denigrues
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

gazetar_112:14 - Korrik 28, 20260

Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i…

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter