Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AIDA, burimet e rinovueshme të energjisë, mundësi e artë investimi

20:35 - Maj 11, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shqipëria ka një potencial të madh për Burimet e Rinovueshme të Energjisë (BRE) dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investime (AIDA) liston arsyet pse të huajt duhet të investojnë në këtë sektor.

Sipas materialit promovues, vendi ynë renditet i dyti pas Islandës, i fuqizuar 100% nga energjia e rinovueshme. Shqipëria është angazhuar për një objektiv detyrues prej 54.4% të energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin bruto të energjisë finale në vitin 2030, duke filluar me 31.2% në 2009.

Në vitin 2020, sipas EUROSTAT, Shqipëria kishte peshën më të lartë të burimeve të rinovueshme në bruto konsumin e energjisë finale nga Ballkani Perëndimor 1, 30% rritje, krahasuar me një rritje prej 45 pp. 2019. Falë pozicionit të saj të favorshëm gjeografik në pellgun e Detit Mesdhe, Shqipëria ka potencial të konsiderueshëm për burime të rinovueshme të energjisë si uji, era, dielli, biomasa dhe gjeotermale.

Për më tepër, qeveria në Planin e Përgjithshëm Kombëtar “Shqipëria 2030” ka vendosur Energjinë e Rinovueshme si prioritet kyç, për zhvillimin e një ekonomie të drejtuar nga “Energjia e Gjelbër”. Për këto arsye, investimet do të kenë mbështetjen dhe lehtësimin e procedurave. Gjithashtu vendi ofron fuqi punëtore me përvojë inxhinierike dhe teknike me cilësi të lartë dhe ka rekorde të dëshmuara të investimeve të huaja të suksesshme në këtë sektor.

Shqipëria është vendi i dytë më i pasur në Evropë për nga burimet ujore, me një sipërfaqe të konsiderueshme ujore.  Lumenjtë kryesorë dhe qindra lumenj e përrenj më të vegjël si dhe territori hidrografik i Shqipërisë rreth 700 m mbi nivelin e detit ofrojnë potencial të konsiderueshëm për investime. Aktualisht është duke u shfrytëzuar vetëm 35% e potencialit të energjisë hidroelektrike.

Përveç kësaj, Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar të energjisë së erës. Potenciali i përgjithshëm i energjisë eolike që mund të prodhohet përmes këtyre parqeve është vlerësuar në më shumë se 2000 mW. Në pesë vitet e ardhshme Qeveria e Shqipërisë synon të prodhojë 5% të totalit të energjisë elektrike nga burimet e erës.

Gjithashtu vendi ka potencial të konsiderueshëm për energjinë diellore, ku shumë zona të tij janë të ekspozuara ndaj rrezatimit që arrin nga 1185 kWh/m2 në vit deri në 1700 kWh/m2 në vit. Në mot të kthjellët, çdo metër katror i sipërfaqes horizontale të kësaj zone mund të thithë rreth 2200 kWh në vit.

Duke qenë që Shqipëria ka një vëllim të konsiderueshëm rezervash nafte, duke prodhuar më shumë se 1.4 milionë tonë/vit, në vend janë krijuar tashmë edhe kompanitë ndërkombëtare të kërkimit të naftës dhe gazit. Tregu shqiptar i naftës, gazit dhe nënprodukteve është një treg i lirë, i hapur dhe i liberalizuar dhe Qeveria e Shqipërisë luan vetëm një rol rregullator, thuhet në dokument./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Energjia diellore energjia e gjelbër era gazi nafta
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

gazetar_110:50 - Qershor 17, 20260

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendosjen e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare…

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:50 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

06:04 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:02 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter