Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ 10 milionë dollarë për startup-in e Mira Muratit, Qeveria ndryshon buxhetin me Akt Normativ

10:15 - Prill 30, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ndërmerr ndryshimin e parë të Buxhetit 2025 me Akt Normativ për të financuar pjesëmarrjen në startup-in e shqiptares Mira Murati “Machine Thinking Lab”. Ekofin.al mëson se vlera e parashikuar për financimin e projektit inovator do të jetë në masën 10 milionë dollarë, ose 1 miliardë lekë. Financat e kanë argumentuar “nevojën” dhe “urgjencën” për këtë ndryshim të shpejtë të buxhetit me akt normativ me faktin se financimet për startup-in e Mira Muratit duhet të realizohen sa më parë.

Sipas mediave, deri tani, nisma “Machine Thinking Lab”, e drejtuar nga shqiptarja, ka arritur të gjenerojë financime me vlerë deri në 2 miliardë dollarë. Nisur nga afatet e ngushta në dispozicion, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, si institucioni përgjegjës për inovacionin, i ka kërkuar Financave sigurimin e fondeve të nevojshme, në mënyrë që edhe shteti shqiptar të bëhet financues në këtë startup inovator të inteligjencës artificiale.

1 miliardë lekët e nevojshme për të realizuar financimin, pa ndërmarrë ndryshime apo rialokime të tjera fondesh  janë siguruar nga të ardhurat shtesë të depozituara në buxhet nga Agjencia e Administrimit të Pasurisë të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), si pasojë e performancës së mirë financiare të këtij institucioni, raporton ekofin.al.

MEKI ka argumentuar se startupi i drejtuar nga Mira Murati është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, që pritet t’i sjellë përfitime edhe Shqipërisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe sa i përket imazhit të vendit dhe pozicionimit në komunitetin botëror teknologjik. Përfshirja e mundshme e shtetit shqiptar në projektin e ri të shqiptares u përmend si mundësi disa javë më parë nga Kryeministri Rama.

Megjithatë, duhet theksuar se ky është një rast ‘sui generis’ ku buxheti ndryshon me akt normativ vetëm për të ndërmarrë një financim të tillë dhe pa arsye të tjera. Ndryshimet e mëparshme të realizuara me akt normativ kanë qenë kryesisht për rialokime fondesh, por gjithmonë ato kanë patur të paktën 3 ose më shumë arsye që kanë sjellë ndryshimin e buxhetit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
akt normativ buxheti financimi mira murati shqipëria startup
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026
View 2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Qeveria shqiptare hyn aksionere me 10 milionë dollarë tek start up i Mira Muratit – Kapitali.al

  2. Pingback: Qeveria shqiptare hyn aksionere me 10 milionë dollarë tek start up i Mira Muratit - Gazeta Bulevard

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

gazetar_115:31 - Qershor 22, 20260

17 kilometrat e rrugës Milot-Balldren do të kushtojnë 365 milionë euro. Ministri i Infrastrukturës, Enea…

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

13:12 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

10:49 - Qershor 22, 2026

Qiratë “hanë” pagat, Tirana mes kryeqyteteve më pak të përballueshme të Europës

08:50 - Qershor 22, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:31 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

13:12 - Qershor 22, 2026

Euro nis javën me një tjetër minimum historik, zbret në 94.3 lekë

10:49 - Qershor 22, 2026

Vijon falja fiskale, fshihen 215 milionë euro detyrime për mbi 25 mijë tatimpagues

Nga roaming-u tek integrimi europian: vizioni i One Albania dhe 4iG për një Shqipëri më të lidhur me Europën

15:49 - Qershor 22, 2026

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë, detajet e autostradës Milot-Balldren

15:31 - Qershor 22, 2026

Jet Bank prezanton zyrtarisht operimin në Shqipëri si banka e parë 100% digjitale

14:08 - Qershor 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter