Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Balluku: Unaza e Madhe do të hapet më 30 dhjetor

13:49 - Dhjetor 27, 2024 Aktualitet
Screenshot
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pasditen e së hënës Unaza e Madhe e Tiranës do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve. Aktualisht po punohet për detajet e fundit që kanë të bëjnë me vendosjen e sinjalistikës dhe elementëve të tjerë të sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ishin sot në lotin 5, ku po punohet për hedhjen e shtresave të fundit asfaltike dhe vendosjen e tabelave informuese.

Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë ecur me ritme të shpejta, ku falë angazhimit edhe të institucioneve të tjera janë kapërcyer problematikat e evidentuar. Ndërhyrja e OSHEE dhe OST bëri të mundur gjithashtu zhvendosjen e linjave nëntokësore të energjisë për ti hapur rrugë kantierit.

Zëvendëskryeministrja Balluku tha se gjatë këtyre javëve është punuar me forca të shtuara, pavarësisht kushteve të motit, për të bërë të mundur finalizimin e kësaj vepre në afatin e parashikuar. Balluku tha se Unaza e Madhe është një vepër e rëndësishme, jo vetëm për kryeqytetin, por dhe për qytetarët të cilët vijnë nga zona të tjera, pasi lidhet me të gjitha autostradat.

“Ne i kemi dhënë më shpejt kantiereve tona, pavarësisht kushteve të motit që gjatë dhjetorit nuk na kanë ndihmuar, pikërisht për ta dorëzuar dhe për ta çliruar kryeqytetin, pasi siç kemi thënë Unaza e Madhe nuk është vetëm në shërbim të banorëve të kryeqytetit, por është në shërbim të të gjithë atyre vizitorëve që vijnë nga të katër anët e Shqipërisë”, tha Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës, krahas korsive të shpejtësisë së automjeteve, ka pjesë të projektit edhe elementët urbanë, si ndriçim dhe gjelbërim, duke qenë se kalon përmes zonave të banuara. Për këmbësorët do të ketë gjithashtu hapësira të dedikuara.

“Kjo rrugë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Është një autostradë e cila është trajtuar me mobilim urban, pikërisht sepse kalon në zona të banuara dhe është një vepër infrastrukturore që për ne do të kthehet në një praktikë të mirë për t’u ndjekur sesi bashkërendimi i të gjithë aktorëve, por sigurisht edhe kontributi i ndërtuesve, mund të sjellë një rezultat të jashtëzakonshëm në një kohë shumë të shkurtër”, nënvizoi Balluku.

Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi prej afro 29 kilometrash dhe pritet të sjellë lehtësim të ndjeshëm të trafikut.

Ekofin Media
Ekofin Media
balluku hapja qarkullimi unaza e madhe
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

gazetar_112:14 - Korrik 28, 20260

Rreth 50 milionë euro janë arkëtuar deri tani në buxhetin e shtetit nga procesi i…

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

10:45 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

06:02 - Korrik 28, 2026

Nuk ndalen shkeljet me tenderat në shëndetësi, këtë herë është spitali i Beratit

06:01 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:14 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

10:45 - Korrik 28, 2026

AI mbetet jashtë shumicës së bizneseve, vetëm 24% përdorin mjete gjeneruese

06:02 - Korrik 28, 2026

Lumenjtë pranë Tiranës dhe Fierit më të ndoturit, amoniaku arrin sasi alarmante

Humbjet e energjisë në rrjet zbresin në 15.91%/ 6-mujori, OSSH: U shënua përmirësim me 1.1%. Shkak kontrollet dhe investimet

13:32 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Mercedes-Benz ul parashikimin për shitjet, ndërsa fitimi rritet pavarësisht dobësimit të tregut kinez

12:04 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter