Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Miratohet kontrata, Gjikuria merr 22 mijë m2 tokë shtesë me 1 Euro për resortin në Himarë

08:30 - Dhjetor 18, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Është zbardhur vendimi i fundit i Qeverisë për shtesën në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro për shoqërinë “White Roads Hotel” sh.p.k. për pronat e paluajtshme shtetërore në Himarë.

Shoqëria, në pronësi të Milo dhe Florenc Gjikuria kishte fituar më herët, me statusin e investitorit strategjik edhe 9 mijë m2 tokë shtetërore për ndërtimin e një resorti, ndërkohë që 3 mijë m2 i zotëronte vetë.

Tashmë investitorit i janë dhënë  në po të njëjtën zonë kadastrale, atë me numër 1739, pasuritë me numra 68/49, 68/50, 68/51/3 dhe 68/119/1, si dhe në zonën kadastrale 2863, me numër pasurie 30/158, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 21 979,4 m2 (njëzet e një mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje katër), në pronësi “shtet”, me vendndodhje në Gjilekë, Bashkia Himarë.

Sipas kontratës bashkëlidhur vendimit, qëllimi është dhënia në gëzim të përkohshëm e pasurive të mësipërme që do të konsistojë në ndërtimin dhe operimin e infrastrukturës ‘Pro Turizëm’, duke investuar 21.300.000 euro përfshirë TVSH-në dhe duke punësuar minimalisht 130 punonjës me përfundimin e investimit.

Totali i vlerës së investimeve në pasurinë shtetërore, sipas plan-biznesit është 21 300 000 euro përfshirë TVSH-në dhe do të përfundojë brenda 48 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet, thuhet në kontratën e amenduar.

Në kontratën fillestare, sipas vendimit nr.  nr. 593, datë 7.9.2022, të Këshillit të Ministrave, me kohëzgjatje 20 vjet, Investitori “White Roads Hotel”, kishte marrë me qira në  zonën kadastrale 1739, pasuritë me numër 68/122, 5240/5 dhe 68/51/2, të llojit “truall”, me sipërfaqe totale 9 157.2 m2.

Tashmë, projekti “White Roads Hotel” në njé zonë shumë të lakmuar, mes Palasës dhe Dhërmiut, do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej 33 mijë m2, nga të cilat investitori zotëronte vetë vetëm 3 mijë metra dhe mori nga shteti 30 mijë m2 të tjera.

Projekti parashikon ndërtimin e një hoteli me 190 dhoma, njësi për biznes & evente, sera me lule, ambiente sportive, hapësira për fëmijë, SPA, beach bar, kazino dhe njësi të tjera shërbimi. Vlera e investimit nga 10 milionë që ishte me kontratën fillestare, tani me këtë amendim është rritur në 21.3 milionë euro. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
gjikuria gjilekë himara investimet strategjike qeveria White Roads Hotel
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter