Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Drejtori i Tatimeve: Nisin inspektimet në terren për nëndeklarimin e pagave!

16:52 - Tetor 23, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj tha se, “informaliteti i pagave është një fenomen shumë i dëmshëm dhe qeveria po forcon masat për ta luftuar atë në çdo hap”.

Në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, për informalitetin e pagave me përfaqësues të qeverisë dhe aktorë të linjës, Binaj u ndal në prezantimin e planit të masave për luftën ndaj informalitetit.

Sipas tij, informaliteti i pagave sjell humbje në buxhetin e shtetit, që do të thotë ulje të ardhurash për investime në vepra publike dhe fondesh që mund të përdoreshin për rritjen e pensioneve.

Binaj paraqiti planin e masave që po ndërmerr administrata tatimore.

“Puna jonë për luftën ndaj informalitetit të pagave ka nisur me dërgimin e një mesazhi për të gjithë tatimpaguesit e regjistruar deri në fund të shtator 2024, për nxitjen e tyre në vetëdeklarimin e pagave deri në 20 tetor 2024. Ky proces ka përfunduar tashmë dhe nga përllogaritjet përpara dërgimit të letrave të personalizuara rezulton se nga 662 mijë vende të deklaruar, duke përjashtuar të vetëpunësuar, 10.1 % e tyre janë nën pagën minimale dhe 24.9% janë me pagë minimale. Në total janë 231 mijë vende pune me paga më të vogla ose sa paga minimale”, u shpreh Binaj.

Sipas tij, sektorët ku vihet re ky fenomen janë ato të ndërtimit, tregtisë dhe ato të turizmit.

Hapi i dytë vijoi ai, është evidentimi i tatimpaguesve mosdeklarues dhe njoftimi tyre për të bërë deklarimet.

“Aktualisht po bëhet identifikimi i mosdeklaruesve dhe jemi në fazën e njoftimit të tyre, për të bërë deklarimet deri në 20 nëntor 2024. Nga data 21 nëntor deri 30 nëntor do të evidentohen të gjitha bizneset që nuk kanë korrigjuar situatën pas njoftimit  tonë, dhe do të nis inspektimi në terren tek të gjitha subjektet”, tha Binaj, teksa deklaroi se, masat për luftën ndaj informalitetit të pagës ka hyrë në një fazë të pakthyeshme.

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset deklarimet informaliteti inspektimet pagat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

gazetar_206:04 - Qershor 4, 20260

Veriu i Shqipërisë po përjeton një shpopullim të vazhdueshëm të qarqeve dhe një përqendrim gjithnjë…

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026

Qeveria miraton projektligjin për censin e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

18:59 - Qershor 3, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

05:58 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter