Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga 1 nëntori rritet 15% çmimi i energjisë për furrat, prodhuesit: Do rrisim çmimin e bukës!

13:12 - Shtator 26, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.

Sipas vendimit të ERE-s, çmimi i energjisë elektrikë për 4 orë të pikut të prodhimit të bukës do të rritet 15%, për të treja kategoritë e çmimeve. aktuale sipas llojit të aktivitetit të furrës së bukës.

Ndryshimi i çmimit të energjisë për oraret e pikut te furrat e bukës mbështetet te pika 2 e Vendimit nr. 72, datë 15.04.2024 “Mbi përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për kategorinë e klientëve “furra buke dhe/ose prodhim miell”.

Pika 2 e vendimit, tashmë që ka hyrë në fuqi parashikon se çmimi i energjisë aktive në orar piku do të jetë, si: Kategoria 1 – Vetëm Furra Buke/Prodhim mielli që paguajnë 7.6 lekë/kWh në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 8,74 lekë/kWh.

Kategoria II – Furrë Buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93.

Kategoria III – Furre Buke, Produkte Mielli shoqëruese, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Sipas vendimit orari pik gjatë të cilit do të aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar në pik është: Për periudhën 1 nëntor- 31 mars nga ora 18:00-22:00. Për periudhën nga 1 prill-31 tetor nga ora 19:00 deri në 23:00,

Prodhuesit pohojnë se tashmë faturat ju kanë ardhur për faturim me dy fusha. Disa furra buke të kontaktuara nga Monitor pohuan se rritja e çmimit të energjisë orarin e pikut rrit detyrimin për faturën mujore të energjisë të paktën 18%. Sipas tyre nëse nis aplikimi pritet të ndikojë te çmimi i bukës.

Për rrjedhojë nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave nëpërmjet letrave dërguar ERE dhe OSHEE është kërkuar pezullimin e menjëhershëm i tarifës shtesë në oraret e pikut.

“Kohët e fundit në disa furra buke është aplikuar një tarifë shtesë e pagesës së energjisë në (Oraret e Pikut). Reaguam ashpër me dy letra të nisura Kryetarit të ERE-së dhe Administratorit të Përgjithshëm të OSHEE-së dhe për dijeni Ministres Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Dje lidhur me këtë problem, Kryetari dhe N/Kryetari i Shoqatës bënë një takim me Administratorin e Përgjithshëm të OSHEE-së, Z. Enea Karakaci ku u kërkua pezullimi i menjëhershëm i tarifimit shtesë në “Oraret e Pikut “për furrat e bukës. Në takim u mor përsipër trajtimi dhe zgjidhja i këtij problemi me institucionet përkatëse, si dhe u diskutua ecuria e

deritanishme e sistemimit të furrave të bukës sipas fashave përkatëse”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave.

Ndër të tjera vendimi I miratuar nga ERE në muajin prill 2024 vendosi aplikimin për tre çmime të ndryshme sipas llojit të aktivitetit që ka subjekti i furrave të bukës.

Në vendimin e miratuar nga ERE për kategorinë e parë ku përfshihen “Vetëm Furra buke/prodhim mielli” çmimi i energjisë elektrike do të jetë 7.6 lekë/kWh.

Për kategorinë e dytë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri” çmimi do të jetë 9,5 lekë/kWh dhe për kategorinë e tretë “Furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim Kafe” çmimi do të jetë 12 lekë/kWh.

Më përpara, sipas vendimit të miratuar nga ERE në 2018, vetëm furrat e bukës dhe prodhimit të miellit për tension 0.4 kv paguanin një tarifë të subvencionuar prej 7.6 lekë/kWh. Ndërsa për bizneset të në tension 0.4 kv tarifa e energjisë është 14 lekë për kWh. Por pavarësisht vendimit të mëparshëm aktualisht të gjitha furrat në vend pavarësisht shërbimeve që ofronin si pastiçeri apo bar- kafe, energjinë e blinin me 7.6 lekë./Monitor

Ekofin Media
Ekofin Media
1 nëntori çmimi i bukës furrat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

gazetar_110:50 - Qershor 17, 20260

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar vendosjen e sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare…

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026

Bashkitë në garë për 250 milionë lekë grant performance, fondet ndahen sipas treguesve

05:56 - Qershor 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:50 - Qershor 17, 2026

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

06:04 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:02 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

Lehtësohet lëvizja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Shkupi miraton sistemin “One Stop Shop”

10:50 - Qershor 17, 2026

KLP, vetëm 4 procedime disiplinore në 2025 ndaj prokurorëve, 3 nga të cilat të nisura në 2024

06:04 - Qershor 17, 2026

Java e parë e Botërorit, ora amerikane penalizon baret dhe restorantet në Shqipëri

06:02 - Qershor 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter