Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

AKSHI: Aplikimet për Nënshkrimin Elektronik dhe Certifikatën Elektronike brenda afatit

08:22 - Korrik 26, 2024 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka deklaruar se nuk ka vonesa përtej afateve ligjore për aplikimet për pajisjen e Nënshkrimit Elektronik dhe Certifikatën Elektronike.

AKSHI sqaroi se Certifikata Elektronike mundësohet automatikisht pas kryerjes së pagesës, pasi ky lloj aplikimi nuk kërkon verifikim përtej pagesës. Ndërsa për aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

“Fillimisht duam të theksojmë se asnjë nga aplikimet për pajisje me nënshkrim elektronik apo me certifikatë elektronike, në kuadër të procesit të fiskalizimit, nuk është jashtë afateve të marrjes së shërbimit prej 10 ditëve pune. Nga ana e stafit tonë po kryhet një punë voluminoze, në mënyrë që t’u qëndrojmë këtyre afateve edhe pse kjo periudhë ka një fluks të shtuar të aplikimeve për këto shërbime.

Procesi automatik i marrjes së shërbimit, pas kryerjes së pagesës online është vetëm për pajisjen me certifikatë elektronike në kuadër të procesit të fiskalizimit. Ky lloj aplikimi kërkon vetëm verifikimin e kryerjes saktë të pagesës, nëpërmjet mandatit të pagesës. Në momentin që pagesa kryhet online ky verifikim nuk ka nevojë të kryhet e kështu mund të gjenerojmë automatikisht certifikatën elektronike për subjektin.

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë.

Kjo pasi AKSHI, si Ofrues i Kualifikuar i Shërbimeve të Besuara (OKSHB), duhet të garantojë vërtetësinë atributeve të vendosura në nënshkrimin elektronik të mbajtësit të nënshkrimit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe realizohet nga punonjësit e sektorit të çelësave publik pranë AKSHI-t. Për sa më sipër nënshkrimet elektronike nuk mund të gjenerohen automatikisht nga sistemi.

Nga ana tjetër, aplikimet për nënshkrim elektronik të administratorëve të bizneseve, veç verifikimeve për pagesën e kryer, kërkojnë dhe verifikimin e informacioneve të vendosura nga qytetari, që e lidhin këtë të fundit me subjektin për të cilin aplikojnë si administratorë”, theksohet në sqarim.

AKSHI gjithashtu kërkoi që bizneset të bëjnë kujdes me delegimin e procedurës për aplikimet e nënshkrimit elektronik te zyrat e kontabilitetit dhe të mos neglizhohen njoftimet paraprake për datën e përfundimit të vlefshmërisë.

“Një dukuri shqetësuese që vihet re shpesh nga ana jonë, është fakti se shumë biznese e delegojnë kryerjen e kësaj procedurë tek zyrat e kontabilitetit apo persona të tretë. Kjo sjell që njoftimet e personalizuara periodike që nisen drejt çdo përdoruesi nga ana jonë, për të treguar kujdes për datën e përfundimit të validitetit të nënshkrimit elektronik, të neglizhohen.

Neglizhenca ndaj njoftimeve të përfundimit të validitetit bëjnë dhe që pjesa më e madhe e aplikimeve për rinovimin e nënshkrimit elektronik të lihet për në moment të fundit, si rasti konkret i shprehur në e-mailin tuaj.

Së fundi duam të ritheksojmë se asnjë aplikim nuk është jashtë afatit të marrjes së shërbimit të kërkuar dhe se gjykojmë se këtu nuk ka një situatë e cila pritet të rekuperohet nga ana e AKSHI”.

Pagesa online është një lehtësim për bizneset, pasi nuk duhet të presin gjatë, për t’u pajisur me Certifikatë apo Nënshkrime Elektronike që ju nevojiten në punët e tyre të përditshme.

Ekofin Media
Ekofin Media
Nënshkrimin Elektronik
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

gazetar_114:35 - Qershor 4, 20260

Ministria e Mjedisit ka hedhur për konsultim publik dy projektvendime të rëndësishme që synojnë të…

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:35 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

Bitcoin bie në 61 mijë dollarë, humbi 25% të vlerës në një muaj

15:29 - Qershor 4, 2026

Shqipëria përballë motit ekstrem, çfarë mbrojtjeje ofron sigurimi i pronës dhe biznesit

14:38 - Qershor 4, 2026

Dëmi mjedisor do të matet me kritere të reja, qeveria hedh në konsultim dy projektvendime

14:35 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter