Në vendet e Bashkimit Europian, në qershor janë regjistruar 1.089.925 makina të reja, që është 4.3 % më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Prodhuesve Europianë të Automjeteve – ACEA.
Në shumicën e tregjeve kryesore europiane, u regjistrua rritje e shitjeve nga viti në vit: në Itali me 15.1 %, Gjermani me 6.1 %, Spanjë me 2.2 %, ndërsa në Francë numri i regjistrimeve të makinave të reja ra me 4.8 %.
Në qershor, numri më i madh i automjeteve të reja me benzinë u regjistrua me 34.4 %, pasuar nga automjetet hibride elektrike me 29.5 %, automjetet elektrike me bateri me 14.4 % dhe makinat me naftë me 12.7 %.
Regjistrimet e reja të makinave elektrike në BE ranë pak në qershor, pavarësisht rritjes së konsiderueshme në Kroaci, Çeki dhe Hungari.

