Shqipëria ka barazuar në Hamburg përballë Kroacisë në ndeshjen dytë të grupit. Sfida e mbyllur me rezultatin 2-2 nisi vrullshëm për Shqipërinë e cila mori avantazhin në minutën e 11-të me golin e shënuar nga Qazim Laçi.
Në minutën e 72-të ishte Kramariç i cili në një kundërsulm do të finalizonte golin e barazimit Dhe 3 minuta më vonë kroatët realizojnë sërish duke shuar entuziazmin kuqezi për të ëndërruar ndaj Spanjës. Ndërkaq në limitet e ndeshjes, në minutën e 94-ët ishte Gjasula që do të vendoste barazpeshën e kësaj sfide.

