Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot për nënshkrimin e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve për projektin e ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.
“Një linjë me gjatësi 120 kilometra, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin, i cili do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave,” theksoi ministrja.
Balluku theksoi se pas segmentit Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i Qeverisë Shqiptare në transportin hekurudhor.
“BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, u shpreh ministrja Belinda Balluku.

