Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Mosmarrëveshjet tatimore ndërkufitare nuk do të mbeten më peng i negociatave pa afat mes administratave fiskale. Nëse autoritetet tatimore të Shqipërisë dhe një shteti anëtar të Bashkimit Evropian nuk arrijnë një marrëveshje brenda afateve të përcaktuara, çështja nuk do të zvarritet më pafundësisht. Projektligji i ri i Ministrisë së Financave krijon një mekanizëm të detyrueshëm arbitrazhi përmes një Komisioni Këshillimor ose Komisioni Këshillimor Alternativ, vendimi i të cilit garanton eliminimin përfundimtar të tatimit të dyfishtë.

Ky është ndryshimi më i rëndësishëm që sjell projektligji “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Financave. Akti transpozon plotësisht Direktivën e Këshillit (BE) 2017/1852 dhe është pjesë e angazhimeve që Shqipëria duhet të përmbushë në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për Kapitullin 16 “Tatimet”.

Në thelb, projektligji synon të zgjidhë një problem që prej vitesh ka krijuar pasiguri për bizneset dhe investitorët që operojnë në më shumë se një juridiksion fiskal. Edhe pse Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, procedurat aktuale nuk garantojnë gjithmonë një zgjidhje. Administratat tatimore kanë detyrimin të negociojnë, por jo edhe të arrijnë domosdoshmërisht një marrëveshje, duke bërë që shumë çështje të mbeten të hapura për vite me radhë.

Me kuadrin e ri ligjor kjo praktikë ndryshon. Nëse procedura e marrëveshjes së ndërsjellë nuk prodhon rezultat brenda dy viteve, me mundësi shtyrjeje edhe për një vit në raste të veçanta, mosmarrëveshja kalon në një komision të pavarur. Ky komision jep një opinion, mbi bazën e të cilit autoritetet kompetente kanë edhe gjashtë muaj kohë për të arritur një marrëveshje. Nëse kjo nuk ndodh, opinioni i komisionit shndërrohet automatikisht në vendim përfundimtar dhe detyrues për palët.

Një tjetër risi e është vendosja e afateve të detyrueshme në çdo fazë të procedurës. Tatimpaguesi do të ketë tre vite kohë nga njoftimi i parë për tatimin e dyfishtë për të paraqitur ankesën, ndërsa administrata tatimore shqiptare duhet të vendosë brenda gjashtë muajve nëse ajo pranohet ose refuzohet. Nëse administrata nuk shprehet brenda këtij afati, ankesa konsiderohet e pranuar në heshtje.

Projektligji zgjeron edhe mbrojtjen procedurale të tatimpaguesit. Nëse autoritetet tatimore refuzojnë pa bazë ligjore një ankesë ose bllokojnë ngritjen e komisionit këshillimor, tatimpaguesi fiton të drejtën t’i drejtohet

Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Gjykata mund të ndërhyjë për të zhbllokuar procedurën, duke urdhëruar emërimin e anëtarëve të komisionit dhe vazhdimin e procesit.

Një tjetër ndryshim synon të lehtësojë barrën administrative për individët dhe ndërmarrjet e vogla. Ndryshe nga kompanitë e mëdha, këto kategori nuk do të jenë të detyruara të komunikojnë paralelisht me administratat e të dy shteteve. Të gjitha dokumentet dhe komunikimet mund t’i paraqesin vetëm pranë autoritetit kompetent shqiptar, ndërsa komunikimi me administratat homologe do të kryhet nga vetë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas relacionit shoqërues, kjo masë synon të ulë kostot administrative, të shmangë barrierat gjuhësore dhe të rrisë aksesin e bizneseve të vogla në mekanizmat ndërkombëtarë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.

Krijimi i listës së personave të pavarur me reputacion që do të marrin pjesë në komisionet këshillimore, është detyrim që e sjell ky projektligj. Ata do të emërohen nga ministri përgjegjës për financat dhe lista do t’i komunikohet Komisionit Evropian, duke integruar Shqipërinë në sistemin evropian të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore.

Nga pikëpamja financiare, projektligji nuk parashikon ndikim të konsiderueshëm në buxhetin e shtetit. Kostot lidhen kryesisht me funksionimin e komisioneve këshillimore dhe shpërblimin e ekspertëve të pavarur, i cili mund të arrijë deri në 1 mijë euro në ditë, ndërsa shpenzimet do të ndahen mes shteteve pjesëmarrëse. Ministria e Financave argumenton se këto kosto kompensohen nga përfitimet afatgjata që lidhen me rritjen e sigurisë juridike, mbrojtjen e bazës tatimore dhe shmangien e konflikteve të kushtueshme ndërkombëtare.

Megjithatë, projektligji ka edhe një veçori të rëndësishme. Edhe pse ligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, efektet e tij do të fillojnë vetëm nga data kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Arbitrazh detyrueshëm dyfishtë tatimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

gazetar_110:33 - Korrik 16, 20260

Mosmarrëveshjet tatimore ndërkufitare nuk do të mbeten më peng i negociatave pa afat mes administratave…

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026

Projektligji: Platformat si Airbnb, Booking apo Marketplace do të raportojnë te Tatimet të ardhurat e shitësve

08:27 - Korrik 16, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

10:33 - Korrik 16, 2026

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:11 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

08:28 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

Tatimi i dyfishtë, zgjidhje me arbitrazh të detyrueshëm

10:33 - Korrik 16, 2026

Banka e Shqipërisë me ligj të ri, ja 7 risitë që ndryshojnë funksionimin e institucionit

10:11 - Korrik 16, 2026

Borxhet tatimore nuk ndalen më në kufi, Shqipëria bashkohet me sistemin evropian të mbledhjes së detyrimeve

08:28 - Korrik 16, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter