Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili

Industria shqiptare e përpunimit të qumështit e mbylli vitin 2025 me një tregues pozitiv. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, subjektet e grumbullimit dhe përpunimit mblodhën rreth 101 mijë tonë qumësht, ose 6.9% më shumë se një vit më parë. Në të njëjtën kohë u rrit edhe prodhimi i qumështit për konsum, djathit, kosit dhe nënprodukteve të tjera të bulmetit, duke krijuar përshtypjen e një sektori në zgjerim.

Megjithatë, pas kësaj panorame pozitive fshihet një realitet më kompleks. Ndërsa industria e përpunimit e sheh këtë zhvillim si dëshmi të formalizimit të tregut dhe rritjes së besimit mes fermerëve dhe fabrikave, përfaqësuesit e blegtorëve argumentojnë se rritja nuk lidhet domosdoshmërisht me prodhim më të madh, por me raportim më të plotë të qumështit të dorëzuar për shkak të skemave të subvencionimit. Pavarësisht këtyre interpretimeve të ndryshme, të gjithë bien dakord për një fakt: baza prodhuese e blegtorisë shqiptare vazhdon të tkurret.

Statistikat e INSTAT tregojnë se rritja e grumbullimit është mbështetur pothuajse tërësisht nga qumështi i lopës. Gjatë vitit 2025 u grumbulluan rreth 84 mijë tonë qumësht lope, ose 12.5% më shumë se një vit më parë. Në të kundërt, grumbullimi i qumështit të deles ra me 21.1%, ndërsa ai i dhisë u ul me 4.3%, duke konfirmuar se zgjerimi i industrisë po mbështetet vetëm në një segment të blegtorisë.

Edhe përpunimi i nënprodukteve ka ndjekur të njëjtin ritëm. Prodhimi i djathit arriti në 10.688 tonë, me një rritje prej 1.9%, ndërsa prodhimi i qumështit për konsum u rrit nga 12.319 tonë në 14.509 tonë. Prodhimi i kosit dhe produkteve të tjera të acidifikuara shënoi një rritje edhe më të fortë, duke kaluar nga 11.214 tonë në 14.878 tonë.

Megjithatë, këto të dhëna nuk tregojnë të gjithë historinë e sektorit.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit, Ilir Pilku, thekson për ekofin.al se prodhimi total i qumështit në Shqipëri ka vijuar të bjerë, megjithëse me ritme të lehta. Sipas tij, prodhimi kombëtar zbriti nga 877 mijë tonë në vitin 2024 në rreth 868 mijë tonë në vitin 2025, një rënie rreth 1%, e ndikuar nga reduktimi i fermave të vogla, emigrimi i popullsisë rurale, kostot e larta të prodhimit dhe vështirësitë financiare që fermerët hasin për të investuar në modernizim.

Sipas Pilkut, pikërisht kjo e bën edhe më domethënëse rritjen e qumështit të grumbulluar nga industria. Ai argumenton se nuk po prodhohet domosdoshmërisht më shumë qumësht, por një pjesë gjithnjë e më e madhe e prodhimit po kalon në kanalet formale të përpunimit. Për të, ky është tregues i një formalizimi gradual të sektorit dhe i largimit të qumështit nga tregtimi informal drejt industrisë së licencuar.

Pilku e lidh këtë zhvillim me krijimin e një marrëdhënieje më të qëndrueshme mes fermerëve dhe fabrikave. Respektimi i kontratave, grumbullimi i rregullt i qumështit dhe disiplinimi i pagesave kanë krijuar, sipas tij, një klimë më të madhe besimi. Fermerët kanë më shumë siguri financiare dhe mundësi për të planifikuar aktivitetin e tyre, duke e parë bashkëpunimin afatgjatë me industrinë si më fitimprurës sesa shitjen sporadike në tregun informal.

Një tjetër faktor që, sipas tij, ka ndikuar në këtë proces është ndryshimi i sjelljes së konsumatorëve. Shqiptarët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt produkteve të ambalazhuara, të etiketuara dhe me gjurmueshmëri të plotë, ndërsa kontrollet e shtuara të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kufizuar tregtimin informal dhe kanë orientuar më shumë prodhim drejt industrisë së licencuar.

Sipas Pilkut, formalizimi lidhet ngushtë edhe me procesin e integrimit europian. Fabrikat shqiptare kanë investuar në laboratorë modernë, sisteme HACCP, standarde ISO 22000 dhe teknologji të reja për përpunimin dhe paketimin, ndërsa çdo sasi qumështi që hyn në industri i nënshtrohet analizave për ngarkesën bakteriale, mbetjet e antibiotikëve, aflatoksinën M1, përmbajtjen e yndyrës, proteinave dhe parametrave të tjerë të cilësisë. Për industrinë, këto investime janë të domosdoshme për të qenë konkurruese në tregun europian.

Në të njëjtën linjë është edhe Luis Ndreka, drejtues i kompanisë “Lufra”. Sipas tij, rritja e grumbullimit është një sinjal pozitiv, sepse tregon se konsumatorët po zgjedhin gjithnjë e më shumë produkte që kalojnë nëpër fabrikat serioze të përpunimit. Ai vlerëson se formalizimi përkthehet drejtpërdrejt në rritje të sigurisë ushqimore dhe se rregullsia në pagesat ndaj fermerëve ka ndërtuar një marrëdhënie më transparente dhe më të qëndrueshme mes industrisë dhe prodhuesve.

Megjithatë, Ndreka tërheq vëmendjen edhe ndaj një tjetër zhvillimi që del nga statistikat e INSTAT: rritjes së importeve të produkteve të gatshme të bulmetit. Sipas tij, ky është një presion shtesë mbi industrinë vendase dhe fermerët shqiptarë, të cilët përballen njëkohësisht me rritjen e kostove dhe konkurrencën e produkteve të importuara.

Ndërsa industria e sheh rritjen e grumbullimit si një histori suksesi, përfaqësues të blegtorëve japin një interpretim më të kujdesshëm. Ata argumentojnë se rritja nuk duhet të lexohet si shtim i prodhimit, por si rezultat i rritjes së raportimit të qumështit. Sipas tyre, fermerët dorëzojnë më shumë fatura për të përfituar subvencionin prej 10 lekësh për litër, çka ka bërë që një pjesë më e madhe e prodhimit të regjistrohet në statistika.

Në thelb, ata nuk kundërshtojnë se formalizimi është rritur, por paralajmërojnë se kjo nuk duhet të ngatërrohet me zhvillimin e blegtorisë.

Sipas tyre, numri i bagëtive për qumësht ka rënë me 15-20% krahasuar me vitin 2022, që konsiderohet si viti i fundit me rezultate të mira për sektorin. Arsyeja kryesore është mungesa e përfitueshmërisë ekonomike. Fermerët që kanë shitur lopët nuk janë rikthyer më në këtë aktivitet, ndërsa të rinjtë nuk e shohin më blegtorinë si një profesion me të ardhme. Emigrimi, largimi nga fshati, kostot e larta dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë përshpejtuar tkurrjen e fermave. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
blegtorët fermat Ilir Pilku Luis ndreka përpunuesit qumështi shoqata tkurren
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

gazetar_112:00 - Korrik 17, 20260

Shërbimet e restoranteve dhe akomodimit rezultojnë të jenë kategoria që është shtrenjtuar më shumë në…

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026

Rritja e qumështit të grumbulluar në 2025, industria: Më shumë formalizim sesa rritje e prodhimit

10:10 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:00 - Korrik 17, 2026

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

11:11 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:07 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

Restorantet dhe hotelet kryesojnë rritjen e çmimeve, komunikimet vijojnë të bien

12:00 - Korrik 17, 2026

Vizitorët në strukturat akomoduese u rritën 12.4% në maj, Veriu shënon rritjen më të fortë

11:11 - Korrik 17, 2026

Mineralet dhe energjia rikthejnë eksportet në rritje, tekstilet mbeten pika më e dobët

11:07 - Korrik 17, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter