Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026

Çmimet e naftës rriten sërish, tensionet në Ngushticën e Hormuzit rikthejnë frikën për furnizimin global

10:56 - Korrik 13, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për Sistemin e Pagesave dhe Kolateralin Financiar”, një nga nismat më të rëndësishme ligjore për modernizimin e infrastrukturës financiare të vendit dhe për afrimin e saj me standardet e Bashkimit Europian.

Projektligji synon të krijojë një kuadër të ri dhe të konsoliduar ligjor për funksionimin, mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e sistemeve të pagesave dhe të shlyerjes së letrave me vlerë, ndërsa njëkohësisht forcon rregullat për përdorimin e kolateralit financiar dhe mbrojtjen e palëve në rastet e procedurave të paaftësisë paguese.

Një nga objektivat kryesore të projektligjit është përmbushja e detyrimeve që Shqipëria ka në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas relacionit shoqërues, transpozimi i plotë i Direktivës për Finalitetin e Shlyerjes dhe Direktivës për Kolateralin Financiar përbën një benchmark të Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”.

Në praktikë, ligji synon të rrisë sigurinë juridike të transaksioneve financiare, të ulë rrezikun sistemik dhe të krijojë kushtet që tregu financiar shqiptar të ndërveprojë më lehtë me infrastrukturat financiare europiane.

Projektligji zgjeron ndjeshëm edhe fushën e veprimit të Bankës së Shqipërisë. Krahas rolit të saj si operator i sistemeve të pagesave, banka qendrore do të ushtrojë kompetenca më të gjera si rregullatore, mbikëqyrëse dhe koordinuese të zhvillimit të sistemit kombëtar të pagesave.

Një nga risitë kryesore është njohja ligjore e sistemeve me “finalitet shlyerjeje”, një mekanizëm i konsoliduar në Bashkimin Europian që garanton se pagesat dhe transfertat nuk mund të zhbëhen edhe në rast falimentimi të një pjesëmarrësi në sistem. Sipas Bankës së Shqipërisë, mungesa e këtij mekanizmi ka qenë një nga boshllëqet kryesore të legjislacionit aktual.

Projektligji sjell gjithashtu risi të rëndësishme për tregun financiar shqiptar duke njohur për herë të parë “pretendimet kreditore” (credit claims) si formë të kolateralit financiar. Ky ndryshim pritet të zgjerojë gamën e aktiveve që bankat dhe institucionet financiare mund të përdorin si garanci, duke përmirësuar administrimin e rrezikut, likuiditetin dhe aksesin në financim.

Një tjetër element me rëndësi është krijimi i bazës ligjore që Shqipëria të mund të përfitojë opinionin juridik të ISDA-së, një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e tregjeve financiare ndërkombëtare dhe për rritjen e besueshmërisë së juridiksionit shqiptar në marrëdhëniet financiare ndërkombëtare.

Projektligji harmonizon gjithashtu legjislacionin shqiptar me zhvillimet më të fundit të Bashkimit Europian në fushën e pagesave të menjëhershme (Instant Payments), depozitarëve qendrorë të letrave me vlerë, kundërpartive qendrore dhe infrastrukturave të tregjeve financiare.

Sipas vlerësimit të Bankës së Shqipërisë, miratimi i ligjit pritet të sjellë forcim të stabilitetit financiar, rritje të sigurisë juridike për investitorët dhe institucionet financiare, përmirësim të klimës së biznesit, ulje të rreziqeve sistemike, zhvillim të mëtejshëm të tregut financiar dhe përshpejtim të integrimit të Shqipërisë me tregjet financiare europiane. Po ashtu, ligji krijon bazën për një funksionim më efikas të pagesave dhe për zgjerimin e përdorimit të pagesave të menjëhershme, në përputhje me standardet më të reja të Bashkimit Europian. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
banka e shqipërisë konsultim ligjin pagesa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026

Çmimet e naftës rriten sërish, tensionet në Ngushticën e Hormuzit rikthejnë frikën për furnizimin global

10:56 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

gazetar_112:48 - Korrik 13, 20260

Procesi i faljes me kusht të detyrimeve tatimore të papaguara ka përfshirë deri tani 22,651…

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026

Nuk morën masa ndaj pastrimit të parave dhe kontrollin e klientëve, BSH u heq licencën 83 zyrave të këmbimit valutor

06:03 - Korrik 13, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:48 - Korrik 13, 2026

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:21 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

09:49 - Korrik 13, 2026

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

Falja me kusht e detyrimeve tatimore, përfitojnë 22,651 tatimpagues; fshihen 60 milionë euro

12:48 - Korrik 13, 2026

Banka Botërore: Shqipëria mund të sigurojë deri në 56.7 miliardë lekë më shumë për shëndetësinë

12:21 - Korrik 13, 2026

Çmimet e naftës rriten sërish, tensionet në Ngushticën e Hormuzit rikthejnë frikën për furnizimin global

10:56 - Korrik 13, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter