Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

13:00 - Qershor 26, 2026

Sarei Studios, kur printimi kthehet në vepër arti

11:38 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ Qeveria miraton sot 300 kredi për shtëpi me interes 0% për punonjësit e administratës, ja si ndahen kuotat

11:07 - Qershor 26, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria pritet të miratojë në mbledhjen e kësaj të premteje projektvendimin që hap rrugën për një raund të ri të programit të kredive të lehtësuara për punonjësit e administratës publike. Për vitin 2026 janë parashikuar 300 kuota kredish me interes 0%, ndërsa i gjithë subvencionimi i interesit do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Projektvendimi, të cilin e disponon ekofin.al, synon të mbështesë nëpunësit civilë dhe punonjësit e institucioneve publike që nuk disponojnë banesë ose ndodhen në kushte të vështira strehimi, duke u krijuar mundësinë të blejnë një banesë përmes një kredie pa kosto interesi.

Projektvendimi ka pësuar disa ndryshime dhe është diskutuar gjerësisht, por së fundmi janë propozuar kuota vetëm për 4 ministri. Kështu, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,  Ministria e Arsimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes do të kenë nga 75 kuota.

Relacioni shpjegues argumenton se kjo shpërndarje është bërë mbi bazën e numrit të aplikimeve të regjistruara ndër vite.

Përzgjedhja e përfituesve, ashtu si edhe vitet e tjera, do të jetë  përmes një sistemi pikëzimi. Prioritet do të kenë punonjësit që nuk zotërojnë banesë në pronësi, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familjet që kanë humbur banesën për shkak të vendimeve gjyqësore ose investimeve publike, si edhe kategori të caktuara sociale dhe familjare. Në vlerësim do të peshojnë gjithashtu vjetërsia në administratë dhe niveli i pagës, ndërsa për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë parashikuar kritere specifike, të përshtatura me karakteristikat e personelit të tyre.

Në rastet kur disa kandidatë rezultojnë me të njëjtin numër pikësh dhe kuotat nuk mjaftojnë, institucioni përkatës do të miratojë kritere shtesë për të bërë renditjen përfundimtare.


Një nga elementët më të rëndësishëm të skemës është fakti se interesi i kredisë do të subvencionohet plotësisht nga shteti, duke e bërë kredinë efektivisht me interes zero për përfituesit. Pas miratimit si përfitues, punonjësit do të kenë një afat prej një viti për të gjetur banesën dhe për të lidhur kontratën e kredisë me bankën që do të përzgjidhet nga ministritë përgjegjëse. Nëse brenda këtij afati nuk realizohet blerja e banesës, e drejta e përfitimit kalon te aplikanti pasardhës sipas renditjes së pikëve. Vlera maksimale e banesës që mund të financohet do të llogaritet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe çmimeve të referencës të miratuara për zonën ku do të blihet banesa.

Nga pikëpamja financiare, programi mbështetet nga një fond prej 28 milionë lekësh i parashikuar në buxhetin e vitit 2026 për subvencionimin e interesave. Sipas përllogaritjeve, kostoja mesatare e subvencionit është rreth 94 mijë lekë në vit për çdo aplikant, çka mundëson financimin e 300 kredive të reja për këtë vit.

Me këtë vendim, qeveria synon të vazhdojë politikën e mbështetjes së punonjësve të administratës publike për përmirësimin e kushteve të strehimit, në një kohë kur çmimet e banesave dhe kostot e financimit mbeten ndër sfidat kryesore për familjet që synojnë të blejnë një shtëpi. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
0% interes administratën kredi kuotat ministrite qeveria
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

13:00 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

10:25 - Qershor 26, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

gazetar_113:00 - Qershor 26, 20260

Afati i aplikimeve për Skemën Kombëtare shtyhet edhe me 10 ditë, tha ministri i Bujqësisë Andis…

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026

Ekskluzive/ Qeveria miraton sot 300 kredi për shtëpi me interes 0% për punonjësit e administratës, ja si ndahen kuotat

11:07 - Qershor 26, 2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

10:25 - Qershor 26, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:00 - Qershor 26, 2026

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

11:18 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:07 - Qershor 26, 2026

Ekskluzive/ Qeveria miraton sot 300 kredi për shtëpi me interes 0% për punonjësit e administratës, ja si ndahen kuotat

Skema Kombëtare në Bujqësi, aplikojnë 40 mijë fermerë, afati shtyhet deri më 6 korrik

13:00 - Qershor 26, 2026

Sarei Studios, kur printimi kthehet në vepër arti

11:38 - Qershor 26, 2026

Peshkimi shënon rënie në vitin 2025, por rritet ndjeshëm prodhimi i molusqeve

11:18 - Qershor 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter