Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërsa qeveria ka zgjeruar vitet e fundit kontrollin administrativ, fiskal dhe institucional, të dhënat zyrtare për numrin faktik të punonjësve në institucionet buxhetore për vitin 2025 nxjerrin në pah një paradoks të fortë: vetë administrata publike po funksionon me një mungesë prej mbi 11 mijë punonjësish krahasuar me organikën e miratuar.

Sipas tabelës zyrtare të punonjësve në institucionet buxhetore, nga 169,794 pozicione të planifikuara në nivel kombëtar, vetëm 158,220 rezultojnë të jenë të plotësuara. Kjo do të thotë se aktualisht administrata dhe institucionet shtetërore operojnë me rreth 11,574 vende vakante, një tregues që ngre pikëpyetje serioze mbi kapacitetin real të shtetit për të zbatuar politikat dhe për të ofruar shërbime cilësore.

Administrata tatimore, me gati gjysmën e stafit të munguar

Një nga rastet më domethënëse është ai i administratës tatimore. Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve rezulton të ketë të miratuara 327 pozicione, por vetëm 168 prej tyre janë të plotësuara. Me fjalë të tjera, pothuajse një në dy vende pune rezulton vakant.

Ky hendek vjen në një periudhë kur administrata tatimore po përballet me detyra gjithnjë e më komplekse, duke filluar nga dixhitalizimi, lufta kundër informalitetit, monitorimi fiskal dhe proceset e harmonizimit me legjislacionin europian.

Siguria dhe mbrojtja, sektorët me mungesat më të mëdha

Edhe më shqetësuese paraqitet situata në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Reparti Ushtarak nr. 3001 në Tiranë operon me 211 punonjës më pak se organika e miratuar, ndërsa Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kishte 133 vende vakante në 2025.

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka një mungesë prej 105 efektivësh, ndërsa Garda e Republikës funksionon me 96 punonjës më pak. Këto shifra ngrenë pikëpyetje jo vetëm për kapacitetet administrative, por edhe për aftësinë operacionale të institucioneve që konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare.

Arsimi publik vijon të vuajë mungesën e burimeve njerëzore

Në sistemin arsimor parauniversitar, disa zyra vendore të arsimit shfaqin mungesa të konsiderueshme. Shkodra rezulton me 74 vende vakante, Tirana me 67, ndërsa Dibra, Lushnja dhe Tepelena e Memaliaj kanë dhjetëra pozicione të paplotësuara.

Në një kohë kur reforma në arsim kërkon rritje të cilësisë dhe performancës, këto boshllëqe tregojnë se sfida nuk qëndron vetëm te politikat, por edhe te mungesa e kapitalit njerëzor për t’i zbatuar ato.

Pse shteti nuk po arrin të punësojë?

Arsyet e mungesave mund të jenë disa: pagat ende jo konkurruese për profesionet e specializuara, emigracioni i  profesionistëve, lëvizjet drejt sektorit privat dhe procedurat e gjata të rekrutimit.

Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm kur qeveria kërkon rritje të performancës, forcim të kontrolleve dhe zbatim më të rreptë të ligjit, ndërkohë që vetë institucionet publike operojnë me mijëra punonjës më pak nga sa kanë planifikuar.

Një problem që shkon përtej statistikave

Mbi 11 mijë vende vakante nuk janë thjesht një tregues statistikor. Ato përkthehen në më pak inspektime, më shumë vonesa administrative, më pak shërbime për qytetarët dhe një barrë më të madhe për punonjësit ekzistues.

Nëse administrata publike vazhdon të humbasë garën për të tërhequr dhe mbajtur profesionistët, rreziku është që hendeku mes objektivave ambicioze të qeverisjes dhe kapaciteteve reale të shtetit të bëhet edhe më i madh në vitet e ardhshme. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
11 mijë administratë vakante vende
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

gazetar_206:01 - Qershor 29, 20260

Shqipëria është ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që po investon më shumë në infrastrukturën rrugore…

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Qershor 29, 2026

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:00 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

05:58 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter