Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026 Aktualitet
Screenshot
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Numri i të moshuarve mbi 65 vjeç që rezultojnë të punësuar në Shqipëri është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, pavarësisht se punësimi total në vend ka shënuar rënie të lehtë.

Sipas publikimit “Tregu i Punës 2025” të INSTAT, të punësuarit mbi 65 vjeç u rritën nga 119.862 persona në vitin 2024, në 130.274 persona në vitin 2025. Kjo do të thotë se brenda një viti janë shtuar 10.412 të moshuar të punësuar, ose rreth 8,7% më shumë.

Ky zhvillim bie në sy, pasi në të njëjtën periudhë numri total i të punësuarve 15 vjeç e lart ra nga 1.177.245 në 2024, në 1.172.359 në 2025, me një tkurrje prej 4.886 personash. Pra, ndërsa punësimi në total ka rënë lehtë, punësimi i grupmoshës mbi 65 vjeç është rritur.

Sipas INSTAT, këta persona, edhe pse janë në moshë pensioni, janë kryesisht të vetëpunësuar në bujqësi dhe jo kontribues. Ata konsiderohen të punësuar sipas përkufizimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës edhe kur punojnë në fermën e tyre të vogël dhe prodhojnë vetëm për vetëkonsum.

Në vitin 2025, të moshuarit mbi 65 vjeç përbëjnë rreth 11,1% të të gjithë të punësuarve në vend, nga rreth 10,2% që ishte kjo peshë një vit më parë. Kjo tregon se pesha e punës në moshë të shtyrë po rritet në strukturën e tregut të punës.

Burrat dominojnë punësimin mbi 65 vjeç

Nga 130.274 të punësuar mbi 65 vjeç në vitin 2025, 78.944 janë burra dhe 51.330 janë gra. Burrat përbëjnë rreth 60,6% të kësaj kategorie, ndërsa gratë rreth 39,4%.

Krahasuar me vitin 2024, numri i burrave të punësuar mbi 65 vjeç u rrit nga 72.827 në 78.944, ndërsa numri i grave nga 47.035 në 51.330. Rritja është më e madhe në numër te burrat, me 6.117 persona më shumë, por në përqindje gratë kanë rritje pak më të lartë, me rreth 9,1%, kundrejt 8,4% te burrat.

Shumica kanë arsim 8/9-vjeçar

Të dhënat tregojnë se pjesa më e madhe e të punësuarve mbi 65 vjeç kanë arsim 8/9-vjeçar. Në vitin 2025, në këtë grup ishin 83.998 persona, ose rreth 64,5% e të gjithë të punësuarve mbi 65 vjeç.

Me arsim të mesëm rezultojnë 39.087 të punësuar mbi 65 vjeç, ose rreth 30% e totalit, ndërsa me arsim të lartë janë 7.189 persona, vetëm 5,5% e kësaj kategorie. Rritja më e madhe vjetore shihet te të moshuarit me arsim të mesëm, të cilët u shtuan nga 31.842 në 2024, në 39.087 në 2025.

Qarqet ku bujqësia mban peshën më të madhe

Në vitin 2025, qarku ku bujqësia zë peshën më të madhe në punësim është Kukësi, ku 67,9% e të punësuarve janë në bujqësi. Pas tij renditen Berati me 60,1%, Dibra me 59,8%, Fieri me 58,1% dhe Korça me 57,5%. Edhe në Elbasan, bujqësia zë 45,2% të punësimit total.

Në numër absolut, qarku me më shumë të punësuar në bujqësi është Fieri, me 74.769 persona në vitin 2025. Më pas vijnë Korça me 49.269, Berati me 47.647, Elbasani me 46.432 dhe Dibra me 30.416 të punësuar në bujqësi.

Në anën tjetër, pesha më e ulët e bujqësisë në punësim është në Tiranë, ku vetëm 7,3% e të punësuarve janë në këtë sektor. Në Durrës kjo peshë është 24,9%, ndërsa në Vlorë 28,9%. Këto qarqe kanë strukturë më të orientuar drejt shërbimeve dhe industrisë./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
arsimit bujqësi kontributet moshuarit pagesa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

gazetar_206:01 - Qershor 29, 20260

Shqipëria është ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që po investon më shumë në infrastrukturën rrugore…

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026

Mesazhi i qytetarit për sorrollatjet me rindërtimin, Rama: Bashkia Tiranë me oksigjen, i neveritur me administratën në disa vende

10:46 - Qershor 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:01 - Qershor 29, 2026

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:00 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

05:58 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

Shqipëria ka ndër shpenzimet më të larta në rajon për rrugët, por mbetet e fundit për dendësinë e rrjetit

06:01 - Qershor 29, 2026

Mbi 11 mijë vende vakante në administratë në 2025, shteti nuk po plotëson dot stafin

06:00 - Qershor 29, 2026

Pensionistët në punë, mbi 130 mijë të moshuar mbi 65 vjeç ishin të punësuar në 2025

05:58 - Qershor 29, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter